Dua Lipa shkëlqen në Milano, homazh për ikonën Raffaela Carrà

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dua Lipa mahnit italianët me një koncert spektakolar në Milano. Në një spektakël që zgjati mbi një orë e gjysmë, ajo arriti të përziejë shkëlqimin e një ylli botëror me sjelljen e një vajze të thjeshtë, duke krijuar një atmosferë të papërsëritshme mes saj dhe 70 mijë spektatorëve në hipodromin La Maura.

Që nga “Training Season” e deri te finalja me “Don’t Start Now” dhe “Houdini”, çdo këngë u shoqërua me koreografi të detajuara, ndërrime të shumta veshjesh (pesë gjithsej) dhe efekte piroteknike.

Moment i veçantë për publikun ishte kur Dua Lipa interpretoi hitin legjendar të Raffaella Carrà “A far l’amore comincia tu”, me gjithë sharmin e gjesteve ikonike të legjendës së artit italian.

Dua Lipa shkëlqen në Milano, homazh për ikonën Raffaela

Në kulmin e koncertit, ajo zbriti nga skena për të përshëndetur fansat nga afër, duke ndarë përqafime, duke bërë selfie dhe duke i dhënë mikrofonin fansave për të folur. Vokalet live dhe prezenca skenike e saj treguan se ky ishte më shumë se një koncert, ishte një festë e muzikës, energjisë dhe lidhjes së sinqertë me publikun.

Dua Lipa shkëlqen në Milano, homazh për ikonën Raffaela

Dua Lipa i dha spektaklit një shpirt të viteve ’80, por me një freski bashkëkohore, duke dëshmuar edhe një herë pse ajo është një nga artistet më të mëdha të skenës pop ndërkombëtare./e.t

Të fundit

Për delirantët e PD bëjnë ciu ciu në FB dhe në mbledhje duartrokasin Berishën

Myslim Murrizi ka qenë i fttuar për një intervistë në RTSH, një ditë më parë. Ndër të tjera, Murrizi kritikoi...

“Nuk kishim lekë për biletën e avionit”, arrestohen në Berat dy prostituta nga Vietnami

Me kërkesën e Prokurorisë së Beratit janë arrestuar dy shtetase vietnameze dhe pronari i një banese. Vietnazmet ishin të organizuara nga një person ende...

Parkimet e gabuara në Tiranë, procedohen penalisht 24 persona

Policia e Tiranës ka intensifikuar aksionet kundër parkimeve të gabuara që pengojnë qarkullimin në kryeqytet, duke proceduar penalisht 24 shtetas për bllokim të qëllimshëm...

”New York Times” përzgjedh Dhërmiun si ndër destinacionet më të mira turistike globale

Gazeta prestigjioze amerikane ”New York Times” ka përzgjedhur dhe Dhërmiun ndër destinacionet më të mira turistike globale. ”Një tjetër verë me temperatura përvëluese në të...

Mashtronin me shitjen e apartamenteve në Tiranë, në pranga dy persona, në kërkim noterja

Në një operacion të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar dy persona dhe është shpallur...

Lajme të tjera

Web TV