E çuan në spital pa ndjenja, humb jetën foshnja 5-muajshe, prindërit shqiptarë në pranga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një foshnjë 5-muajshe ka ndërruar jetë në ishullin Paros në Greqi. Prindërit, të dy me origjinë shqiptare, janë arrestuar.

Sipas mediave greke, nëna e fëmijës u paraqit në Qendrën Shëndetësore pasditen e së dielës.

Foshnja ishte pa ndjenja, i mavijosur dhe nuk merrte frymë. Fatkeqësisht ajo u shpall e vdekur në spital.

Nëna 37-vjeçare dhe babai 43-vjeçar u arrestuan dhe u dërguan në Stacionin e Policisë së Parosit.

Një çështje penale është ngritur për këtë rast, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të foshnjës pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes.

Sipas informacioneve nga protothema.gr, familja, e cila ka edhe tre fëmijë të tjerë më të rritur, kishte shkuar në det herët në mëngjes, ishte kthyer në shtëpi në mesditë dhe foshnja kishte vdekur pasdite.

Autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e goditjes nga nxehtësia./e.t

Të fundit

Rama paralajmëroi të ndërhyjë në sektorin e naftës/ Qeveria është qeveri…

Paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama për një ndërhyrje të mundshme në sektorin e naftës ka sjellë reagime nga aktorët...

Tokë e ‘xanum’/ Rama paralajmëron bizneset: Hiqini trarët e tendat nëpër lokale

Kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetet sociale bën thirrje që të hiqen trarët e vendosura për parkime në hapësirat publike, apo tendat e vendosura...

Berisha uron SHBA-në në ditën e Pvarësisë/ Kremton pas fitores epike ndaj Ajetollahëve

Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kreu i PD Sali Berisha ka përcjellë një urim të...

Nga bora në plazhe te temperaturat -18°C, Amerika e Jugut ngrin nga ajri polar

Ndërkohë që Europa po goditet nga i nxehti vdekjeprurës, një i ftohtë i paprecedentë po Argjentinën, Kilin dhe Uruguain, duke i marrë jetën të...

Michael Madsen, ikonë e kinemasë së viteve ’90, ndërron jetë në moshën 67-vjeçare

Aktori i njohur amerikan Michael Madsen, i cili u bë ikonë e kinemasë së viteve ’90 me rolet e tij të pashlyeshme si burrë...

Lajme të tjera

Web TV