Hyn në fuqi urdhri i Trump, që ndalon qytetarët e 12 vendeve të botës të hyjnë në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndalesa e re për udhëtimin, e cila është shpallur nga Presidenti Donald Trump, hyri në fuqi të hënën në mëngjes, menjëherë pas mesnatës. Ky vendim ndalon qytetarët nga një duzinë shtetesh të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky hap pritet të pengojë rrugët e refugjatëve dhe të kufizojë më tej emigracionin, ndërkohë që administrata Trump vazhdon të forcojë politikat e saj ndaj hyrjeve të paligjshme. Shumë nga vendet e përfshira në ndalesë, si Irani dhe Afganistani, kanë marrëdhënie të tensionuara me SHBA-të, ndërsa shtete të tjera si Haiti dhe Libia përballen me kriza humanitare të rënda.

Kur njoftoi këto kufizime javën e kaluar, Trump theksoi se kjo masë u motivua nga një “sulm terrorist” i fundit në Kolorado, ku një grup protestuesish që shprehnin solidaritet me pengjet në Gaza u sulmuan nga një individ që, sipas Shtëpisë së Bardhë, kishte tejkaluar afatin e vizës./kb

Të fundit

Avioni humbi fuqinë e motorëve, tragjedia në Indi, vijojnë hetimet për shkaqet e rrëzimit

Avioni i Air India Boeing 787 dreamliner që u rrëzua këtë të enjte duke lënë pas 241 viktima brenda...

Kupa e Botës për Klube, Messi: “Mundësi e shkëlqyer për të parë më të mirët”

Inter Miami nis aventurën në Botërorin e Klubeve në ndeshjen ndaj Al Ahly. Për këtë event që fillon të dielën, ka dhënë mendimin e...

Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku të gjithë italianët ëndërrojnë të shkojnë

Të gjithë italianët ëndërrojnë të shkojnë me pushime këtu, a ëndërroni edhe ju? Shqipëria, vetëm një hap larg Italisë, është një destinacion turistik i...

Një çadër në plazhin publik të Shëngjinit kushton 700 lekë! Pushuesit ankohen për çmimin

Në Shëngjin, vera ka sjellë fluks të madh pushuesish nga Shqipëria e Kosova. Hapësirat në plazhet publike këtë vit janë shtuar por pushuesit shprehen të...

Kur paga bëhet drejtësi dhe drejtësia shndërrohet në pazar

Endri Kajsiu 1. Drejtësi për pagat apo paga për drejtësinë? Në Shqipëri, drejtësia është për vite me radhë në qendër të reformave të mëdha. U investua...

Lajme të tjera

Web TV