113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Egjipti i Lashtë: Manuali i Mumifikimit

Një papirus 3,500-vjeçar zbulon detaje të papara më parë rreth procedurave të mumifikimit, duke përshkruar në veçanti se si duhej trajtuar fytyra e të ndjerit.

Chiara Guzzonato

Kur flasim për mumifikimin, menjëherë mendojmë për faraonët dhe Egjiptin e Lashtë: dhe me të drejtë, sepse egjiptianët ishin pionierë dhe mjeshtra në procedurat për ruajtjen e të ndjerit, që konsiderohej një art i vërtetë, sekretet e të cilit përcilleshin kryesisht gojarisht. Deri vonë ishim në dijeni vetëm të dy teksteve mbi këtë temë: tani është shtuar një i tretë, një manual i vërtetë mbi mumifikimin, i përfshirë brenda një papirusi mjekësor. Është i ashtuquajturi Papirusi i Luvrit-Carlsbergut, i quajtur kështu për shkak të pronësisë së përbashkët midis muzeut francez të Luvrit dhe koleksionit të papiruseve të Fondacionit Carlsberg (Danimarkë): gjashtë metra i gjatë, daton rreth vitit 1450 para Krishtit dhe është një mijë vjet më i vjetër se dy dorëshkrimet e tjera mbi mumifikimin.

Vetëm për profesionistë

Teksti nuk është menduar për fillestarët, por shërben si një kujtesë për ata që janë në dijeni: nuk merret me teknikat themelore të mumifikimit, por përshkruan detajet e disa procedurave, të tilla si përgatitja e pomadave dhe përdorimi i llojeve të ndryshme të fashave. Në veçanti, shpjegon se si të mumifikohet fytyra e të ndjerit, duke përdorur substanca të marra nga bimët aromatike dhe të gatuara në një lëng që mumifikuesi e shpërndante në copa liri të kuqe, të cilat më pas vendoseshin në fytyrën e mumjes së ardhshme. “Përshkrimi i kësaj procedure është një nga detajet më interesante të manualit”, thotë Sofie Schiødt, egjiptologia që rishikoi papirusin.

Gjatë dy muajve

Kjo procedurë, e panjohur deri më tani, përsëritej çdo katër ditë, 17 herë. Mumifikimi zgjati gjithsej rreth 70 ditë: 35 ditët e para u përdorën për të zbrazur dhe tharë trupin, i cili në 35 ditët e mbetura mbështillej, parfumosej dhe vendosej në arkivol. Në intervalet midis një procedure dhe tjetrës, mumifikuesit e mbulonin kufomën me çarçafë dhe shkopinj temjani, të cilët i ndiznin për të mbajtur larg insektet dhe buburrecat. Një procedurë e gjatë dhe e ndërlikuar, e cila përfundonte me kremtimin e riteve fetare që synonin shoqërimin e të ndjerit në udhëtimin e tij drejt jetës së përtejme.

Lexo edhe :  1933 – Në Gjermani, Partia Naziste bëhet e vetmja parti legale

Burimi: focus.it/ Përgatiti për botim: L.Veizi

Të fundit

Dy plagë në kokë me armë zjarri, niset drejt Tiranës 17-vjeçarja nga Vlora

Një vajzë 17-vjeçare, e cila mbeti i plagosur me armë zjarri në Vlorë, është nisur drejt Tiranës për trajtim...

“Na çliroi nga pengmarrja”/ Largimi i Berishës, dëmi më i madh që mund t’i bëhet PD-së!

Ndonëse askush nuk e ka ngritur brenda radhëve të PD-së idenë e largimit të Berishës, Edi Paloka i është bashkuar korit të atyre që...

Bulmeti me faturë/ Pilku: Shumë operatorë do të mbyllen

Nga dita e sotme, Tatimet nisën kontrollet për të rregulluar tregun e produkteve të bulmetit, duke kërkuar faturë tatimore. Aksioni që shihet nga qeveria si...

‘Tërmet’në Bashkinë Kukës/ Shkarkohen 14 administratorë dhe 2 nënkryetarë

Në Bashkinë e Kukësit janë marrë masa drastike pas analizës së punës për periudhën Janar–Qershor 2025. Më datë 10 Korrik, kryetari i Bashkisë Kukës vendosi...

Erdogan shpall fitoren kundër “terrorizmit” pas çarmatosjes së PKK-së

Procesi i paqes në Turqi Kurdët shpresojnë që fundi i luftës së armatosur t’u garantojë më shumë të drejta Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi dje...

Lajme të tjera

Web TV