Arlind Qori: Kush ka devijuar votën, të vihet para përgjegjësisë penale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisionerët dhe numëruesit që kanë vjedhur apo transferuar votat e kandidatëve brenda partive të tyre, por edhe mes subjekteve politike, duhet të përballen me ndjekjen penale.

Mosbashkimi i partive të reja, por edhe formacioneve politike të djathta me të gjithë faktorin opozitar, ishte një nga shkaqet kryesore të humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, ku u vu re edhe fenomeni i orientimit të votës.

Kështu u shprehën sot mes të tjerash, në “Studio Live’ të Report Tv, dy të ftuarit Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë dhe Edvin Kulluri, një nga themeluesit e ‘Djathtas 1912’.

Qori mbështeti procesin e rinumërimit të votave në disa qarqe pas ankimimit të kandidatëve, duke shtuar se ka akuza e dyshime se partitë kanë vjedhur kandidatët e tyre. Ai kërkoi edhe përballjen e përgjegjësve me penalitete sipas ligjit nëse i kishin bërë me qëllim.

“Rinumërimi i votave gjithmonë është një veprim pozitiv. Sepse bëhet verifikimi dhe ballafaqimi i procesit të votimit dhe votave, për të kuptuar vërtetë vullnetin e qytetarëve, rolin e numëruesve, por edhe nëse na duhet një model i ri numërimi, nëse ka gabime me ndryshim rezultati, nuk themi për gabime njerëzore, por për ato që kanë pasur qëllim të keq. Në fund të procesit të dali e vërteta dhe përgjegjësit. Përgjegjësit të përballen me Kodin Penal, sipas ligjit dhe ta vënë vëth në vesh. Na duhet model i ri votimi e numërimi, mjaft më me alabakë që rrine të dera e qendrës së votimit”, tha Qori në hyrje të analizës së tij.

Ai e cilësoi pozitiv rezultatin e Lëvizjes Bashkë, ku nga një parti joparlamentare, u kthye në një subjekt që do jetë në Kuvendin e ardhshëm me Redi Muçin.

“Ne kemi kontestuar disa kuti, ku ka dalë një apo dy vota më shumë nga procesverbali, por që nuk ndryshon rezultatin. Për të qenë korrekt i kemi verifikuar kutitë me anë të filmimeve. Por besoj se brenda kandidatëve mund të jetë bërë kërdia dhe ata që janë përgjegjës, nëse është bërë, të japin llogari. E cilësoj pozitiv rezultatin, nga një parti joparlamentare jemi kthyer në parlamentare. Nuk kemi pjesë e partisë deputetë apo zyrtarë, fakti që çam bllokadën institucionale, është shenjë e mirë. Donim rezultat më të mirë, por nuk ia dolëm. PS mori rezultat të thellë se përdori mekanizma të paligjshëm për ta arritur. Fakti që çamë pragun elektoral dhe të përfaqësohemi, kjo është shumë pozitive. Lëvizja Bashkë është parti antisistem, me ideale dhe virtyt, kundër atyre që cenojnë interesin publik”, shpjegoi kreu i Lëvizjes Bashkë.

Qori hodhi edhe dyshime të forta se si disa kandidatë partish morën diferenca të mëdha votash nëpër periferi.

“Do donim që zgjedhjet e tjera qytetari shqiptar të votojë si njeri normal. Qytetari shqiptar kam vënë re se ka ende frikë, se familjari i tij është në punë, se ka një biznes të vogël, shteti i ka në dorë, shumë qytetarë janë të lidhur pas shtetit me të drejta sociale të vogla, e që mund t’u hapen probleme. Aspekti tjetër është harxhimi i shumave të mëdha financiare nga partitë e mëdha në fushatë elektorale apo në zgjedhje. Si mund të jetë kjo garë e barabartë dhe e ndershme. Duhet t’i themi problemet. Shqipëria ka ndryshuar, sot vidhet ndryshe, jo me brutalitet, por më e sofistikuar. Në zona të ndryshme dallohet një rezultat i thellë, pushtet i jashtëzakonshëm, ku ka gangsterë me kostum dhe fustan, e ku ka shumë probleme, bie në sy. Si i morën votat partitë e gangsterëve nëpër periferi?”, tha ai, duke ngritur dyshime tek diferenca e madhe e votave në disa kandidatë e parti.

Lexo edhe :  Beleri: “Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë”

Dhe vijoi të theksonte paradoksin dhe duke bërë krahasime:

“Një shembull është ministri i Brendshëm, që edhe për batutë e them, nuk ia mbaj mend as emrin, dhe arrin të marrë aq shumë vota. Se mund ta kuptoj për Erion Braçen dhe Pandeli Majkon, se janë të vjetër dhe votuesi i PS i voton, por ministrin e Brendshëm? Shumë njerëz votojnë Ramën edhe për inat të Berishës”.

Por cila është e ardhmja e Lëvizjes Bashkë? Qori shprehet se ata do vijojnë misionin brenda de jashtë Parlamentit, në të dy frontet.

“Lëvizja Bashkë do vijojë misionin e saj brenda dhe jashtë parlamentit. Ne jemi parti e majtë. Qëndrim i njëjtë si në parlament ashtu edhe jashtë tij, për mbrojtjen e interesave të qytetarëve. Unë mendoj se zullumi do trashet dhe do këputet, pasi Rama me kaq shumë pushtet do shpërndajë edhe më shumë”, pëfundoi ai.

Themeluesi i “Djathtas 1912”, Ervin Kulluri tha se makineria shtetërore ndërhyri në zgjedhje që oara fushatës me shkelje ligjore, teksa edhe raportet e ndërkombëtarëve e theksuan.

“Këto zgjedhje kanë lidhje edhe me parafushatën, si përdorimi i administratës, falja e gjobave, bonusin e pensioneve. Kjo nuk do të thotë se PS s’do fitonte zgjedhjet. Por rezulati është prekur si para, gjatë fushatës, ashtu edhe me procsein. Edhe raporti i zgjedhjeve nga OSBE-ODIHR e ka publikuar. Edhe mesazhi i SHBA ishte një shuplakë. Janë ca drejtorë anonimë që kanë marrë numër të madh votash, dalin njerëzit më të votuar. Janë anatemuar edhe hapur se janë investime të grupeve kriminale ata njerëz, i di SPAK-u ato, ka edhe të dhëna. Vota nuk preket, ata që e kanë bërë të ikin në kokërr të burgut, kandidatët kanë të drejtë, por ata që do e pësojnë janë komisionerët e PD-së. Kjo tregon kulturën e mbrapshtë të dy partive politike të mëdha, që e kanë kthyer në sistem”, tha Kulluri. m.p.

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV