Balla vizitë në Letoni/ Partnerë të besueshëm në NATO, OKB dhe së shpejti edhe në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, u prit nga Sekretari Parlamentar i Ministrisë së Punëve të Jashtme, z. Artjoms Uršuļskis, gjatë një vizite zyrtare në kryeqytetin e Letonisë. Vizita u zhvillua në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ministri Balla falënderoi autoritetet letoneze për mikpritjen e ngrohtë dhe nënvizoi rëndësinë e këtyre vizitave për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe anëtarëve të BE-së dhe NATO-s.

Gjatë takimit, ministri Balla theksoi rëndësinë e partneritetit ndërmjet Shqipërisë dhe Letonisë në kuadër të NATO-s, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Letonisë ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

“Punojmë së bashku si aleatë në NATO dhe jemi shumë mirënjohës për mbështetjen që Letonia i jep Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian,” u shpreh Balla.

Nga ana e tij, z. Uršuļskis vlerësoi përparimin e Shqipërisë në procesin e negociatave me BE-në, duke nënvizuar ritmin e shpejtë me të cilin po avancon hapja e grupkapitujve.

“Duhet të them se vendi juaj po ecën shumë mirë dhe po përparon me një ritëm mbresëlënës. Pa dyshim që kjo rrugë ia vlen dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim,” deklaroi ai.

Letonia është e gatshme të ofrojë ekspertizë në fushën e integrimit dhe është ndër vendet lidere në fushën dixhitale.

Si aleatë të NATO-s, Shqipëria dhe Letonia bashkëpunojnë ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Shqipëria ka kontribuar me trupa në Grupin Shumëkombësh të NATO-s në Letoni që prej vitit 2017, ndërsa Letonia ka mbështetur misionin KFOR në Kosovë, duke theksuar përkushtimin e përbashkët për stabilitetin rajonal.

Gjatë diskutimeve, dy zyrtarët ndanë ide konkrete për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Lexo edhe :  Dubai do sjellë sot në pranga Denis Bajrin e ‘Metamorfozës’, i

Balla shprehu interes për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë: ekonomi, tregti, turizëm, arsim, kulturë, transport, bujqësi, etj. “Turizmi ofron potencial bashkëpunimi të ndërsjellë – Shqipëria me bregdetin dhe trashëgiminë e saj kulturore, Letonia me trashëgiminë historike dhe bukuritë natyrore.”

Në fushën e turizmit, u theksua rritja e ndjeshme e interesit të qytetarëve letonezë për të vizituar Shqipërinë, si dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në promovimin e destinacioneve turistike.

“Në fakt, unë vetë do ta vizitoj Shqipërinë këtë verë për pushime,” shtoi me entuziazëm Uršuļskis.

Tregtia dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Letonisë ka treguar rritje pozitive. Në vitin 2023, vlera totale e shkëmbimeve tregtare arriti në 5.85 milionë euro, çka përfaqëson një rritje prej 22.13% krahasuar me një vit më parë./e.t

Të fundit

Meloni: Jemi pro shtetit të Palestinës, por njohja përpara themelimit

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi të shtunën se njohja e shtetit të Palestinës përpara se ai të jetë realisht...

Dështon marrëveshja në Gaza, Trump: Izraeli duhet të mbarojë punën me Hamasin

122 persona mes tyre 83 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e krizës në urisë në Gaza. Presidenti Donald Trump njofton se marrëveshja mes...

E Enjtja magjike e futbollit shqiptar

Nga ERVIN BAKU Një e Enjte zakonshme Korriku, por që do të mbahet mend gjatë. Tri fitore në një mbrëmje. Tri buzëqeshje europiane për futbollin...

Britanikja emocionon duke kënduar shqip, Rama: Shqiptar bëhesh edhe me zemër

Britanikja Sara Payman ka emocionuar me zërin e saj duke kënduar këngë shqiptare. Video është ndarë nga kryeministri Edi Rama në Facebook. Bashkangjitur videos së...

Ka një shkëputje të rrezikshme: në çështjen e Gazës, politika nuk flet më për popullin

nga Gaby Hinsliff Fillimisht duhej të ishte një bisedë e ngrohtë për gatimin dhe përvojat e mëmësisë së re. Por programi Woman’s Hour i BBC Radio...

Lajme të tjera

Web TV