Ka vetëm një protestë që e shpëton Shqipërinë: tek azili i pleqve demokratë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ajo që njerëzit prisnin nga Partia Demokratike pas dështimit historik të 11 majit ishte një fazë e cila mund të quhej “Reflektimi”.

Demokratët duhej të ishin sot duke biseduar me mijëra qytetarë, derë më derë, për të bërë një analizë të thelluar. Jo në shtator, por që sot, për të treguar se opozita nuk ka kohë për të humbur. Kupola drejtuese duhej të kishte dhënë dorëheqjen disa javë më parë.

Pika e dobët e Partisë Demokratike është shkëputja nga terreni, nga njerëzit e zakonshëm. Demokratët mjaftohen duke mbajtur të varur me ëndrra vetëm militantët e përhershëm, ata që motivohen lehtësisht me broçkulla dhe nuk duan shumë mund.

Partia Demokratike sot duhej të ishte në një fazë krejt tjetër, atë të reflektimit dhe përballjes sy për sy me njerëzit e thjeshtë. Duhen takime të vërteta, duke pyetur në terren se çfarë ndryshimesh duhet të bëjë opozita në procesin e reformimit të saj.

Po ndodh e kundërta. Partia Demokratike nuk dëshiron të reflektojë dhe as të ndryshojë. Do të qëndrojë e njëjta, si azil pleqsh që presin në heshtje “vdekjen”. Drejtuesit e saj duken aq të plakur, aq të stërkonsumuar dhe aspak frymëzues, saqë për një të ri shqiptar emri PD duket një “meme” Instagrami, një gjë arkaike, e cila prodhon vetëm keqardhje.

Një gjë që drejtuesit e ndryshkur demokratë nuk dinë është se, për popullin dhe votuesit opozitarë, kanë vdekur me kohë. Ata nuk ekzistojnë. Janë thjesht numra në Parlament, gati për të ngritur një karton sipas humorit të liderit “të pavdekshëm” Sali Berisha. Thënë më ndryshe: drejtuesit aktualë të PD-së janë thjesht “oksidues parlamentarë”, njerëz që e harxhojnë më kot oksigjenin e politikës shqiptare, të paaftë për të prodhuar emocion.

E trishtë! Opozita, në vend që të shkundet nga seria e humbjeve, duket e lumtur. Ka filluar të shijojë statusin e partisë humbëse, ulur këmbëkryq në një cep, për ta mbajtur peng shpirtin e njerëzve që duan ndryshim.

Protesta më e logjikshme që duhet të bëjnë sot shqiptarët është rrethimi i godinës së Partisë Demokratike. Duhet të bërtasin “Shporruni!” me të madhe, duke kërkuar me ngulm largimin e të fjeturve që po lënë djerrë opozitarizmin dhe po mbushin një azil pleqsh të mjerë, pa ide, pa frymë dhe pa shpresë. m.p.

Të fundit

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

SHBA/ Dronët “postierë”, mjete transporti për dërgesa

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent që na vjen nga zhvillimi...

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4%...

FOTO/ Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate mes flakëve…

Pas një nate ferr, edhe pse akoma ka vatra zjarri, pikërisht në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq, mëngjesi...

Lajme të tjera

Web TV