“Nuk ka zgjedhje për Bashkinë e Tiranës”/ Spahiu tregon pse do të shtyhen në 2027-ën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se nuk ka asnjë bazë ligjore apo politike për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë. Në një prononcim për mediat, ai theksoi se kryetari aktual Erion Veliaj nuk ka dhënë dorëheqje, dhe për këtë arsye nuk mund të shpallen zgjedhje të reja lokale, për sa kohë mungon një vendim gjykate i formës së prerë.

“Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, sepse ato ndodhin vetëm në raste të krizave parlamentare. PS ka fituar shumicën e votave dhe këto janë thjesht alibi të Berishës”, deklaroi Spahiu. Ai akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se po përdor narrativën e krizës për të shtyrë përballjen politike dhe për të fituar kohë, ndonëse – sipas tij – rezultati ishte i pritshëm dhe i parashikuar edhe nga sondazhet.

“Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, sepse ndodhin kur ka kriza parlamentare. PS ka marr shumicë votash, dhe këto janë alibi të Berishës, ai thotë qeveri teknike, s’ka zgjedhje me Ramën dhe të shtyj edhe 4 vite të tjera. Ai e konsideron fitore se të gjithë e dinin se ai do të ishte rezultati edhe Berisha e ka pritur atë rezultatë. Edhe në sondazhe Berisha dilte më poshtë.

Ai aq do nuk besoj se synonte pushtetin. Rama ka marr 80 deputet dhe Berishës do ti jap leje për kulla dhe barazim do të jenë dhe loja vazhdon. Edhe në Tiranë nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet për Tiranën do të jetë në verën e 2027. Sepse ligji e parashikon kështu nëse gjykata nuk shprehet me vendim të formës së prerë për Veliaj që ska dhënë dorëheqjen atëherë nuk mund të shpallen zgjedhjet e parakohshme në Tiranë”, tha ai./E.T

Lexo edhe :  Revoltohet Adriatik Lapaj: Kur do më provoni, kur të shkoj 62 vjeç?

Të fundit

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Deficiti i jashtëm i ekonomisë shqiptare ra me 41% në tremujorin e parë

Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua për tremujorin e parë të vitit. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se deficiti i llogarisë korrente ra...

Lajme të tjera

Web TV