Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka reaguar pas takimit trepalësh me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për dialogun, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç..
Ai ka thënë se në këtë takim të gjatë kanë folur për përgatitjen e një takimit të dialogut të nivelit të lartë, që nënkupton në mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Zv/kryeministri i Kosovës Bislimi ka deklaruar se pala kosovare ka paraqitur idetë për zbatimin e Marrëveshjes Bazike. Bislimi, ka thënë se është herët akoma për të thënë se ka rezultate konkrete./kb