Nga Montekarlo në Alpe, udhëtimi i dytë i Luigjit në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Shpëtim Luku 

Luigji është një shtetas italian që jeton në Montekarlo. Një vit më parë, vendosi të vizitojë Shqipërinë duke nisur nga jugu i vendit. U nda me përshtypje shumë pozitive, një pjesë prej të cilave i kemi ndarë më parë, por mbeti me një peng: dëshirën për të zbuluar edhe veriun shqiptar.
Dhe siç ndodh me ata që i kanë mundësitë dhe dëshirën, nuk vonoi t’ia plotësonte vetes këtë dëshirë. Këtë herë, Luigji zbriti në Aeroportin e Rinasit dhe mori rrugën drejt veriut.

Kruja, hyrja historike në veri

Stacioni i parë ishte Kruja, një qytet që e përqendron të gjithë ofertën turistike rreth hotelit Panorama, tregut të artizanëve dhe Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Për një ditë qëndrim, Kruja i dha Luigjit ndjesinë e një udhëtimi të denjë historik.

Lezha dhe Diella, mikpritje dhe natyrë

Më tej, vizita vijoi në Ishull-Lezhë, konkretisht në resortin Diella, të cilin italiani e vlerësoi me superlativa për natyrën, qetësinë dhe shërbimin. Po aq mbresëlënëse për të ishte dhe natyra e Shëngjinit, ndonëse i bëri përshtypje baza e braktisur me anije të ndryshkura, një kontrast i theksuar me pjesën tjetër të peizazhit.

Velipoja dhe kujtimet përtej Adriatikut

Velipoja i la përshtypje shumë të mirë, por ndoshta më shumë për shkak të një kujtimi personal: një udhëtim me të atin përtej Adriatikut me një varkë me vela, para viteve ’90. I kujtua një episod ku ishin shkëmbyer me katër silurë, një kujtim i pazakontë dhe i fortë.

Shkodra dhe Tamarë, hijeshi urbane dhe alpine

Shkodra iu duk si një kantier ndërtimi e transformimi, por gjithsesi ofroi shumë për një turist elitar. Pjesa e vjetër e qytetit, me stilin e saj italian, i la mbresa të veçanta. Restoranti “Tradita” ishte në listën e përvojave më të mira.

Fshati Tamarë dhe rruga për aty morën notën maksimale nga Luigji. “10 me yll”, siç u shpreh. Një përjetim i pastër malor, me infrastrukturë surprizueshëm të mirë.

Shiroka, Thethi dhe Koman – kontraste dhe sfida

Lexo edhe :  Universiteti Bujqësor: Një Model për Arsimin e Lartë dhe Një Zgjim për Homologët

Rruga drejt Shirokës dhe pamja e liqenit ishin të këndshme, por “njollat” përgjatë rrugës ia ulën vlerësimin. Krapi në tavë, krenaria e kuzhinës shkodrane, mori vetëm notën 8, me komentin se “mund të ishte më mirë”.

Thethi i la përshtypje pozitive, ndonëse çmimet i dukeshin pak të larta. Ndërsa Komanin e quajti një përjetim ndryshe dhe tërheqës, me potencial të madh sapo të përfundojë infrastruktura rrugore.

Surpriza në Dushaj dhe bukuritë e Valbonës

Një surprizë krejtësisht e papritur për Luigjin ishte salloni i makinave “Kastrati” në Dushaj: një ambient modern, me një bariste filipineze dhe shumë gra e vajza në ambient, një skenë që nuk e priste në atë zonë.

Parku i Valbonës i la përshtypje të mira, ndonëse pati vërejtje për mënyrën e gatimit në disa pika shërbimi. Megjithatë, bukuria natyrore mbizotëroi.

Kalimi në Prizren dhe kthimi në jug

Nga Valbona, nëpërmjet një rruge të shkëlqyer, Luigji zbriti në Prizren. Qyteti i pëlqeu shumë dhe një restorant peshku në qendër i bëri veçanërisht përshtypje për mënyrën e shërbimit.

Berati, një dashuri e përbashkët e turistëve

Në kthim, Berati rezultoi surpriza më e madhe e udhëtimit, edhe pse tashmë është kthyer në një destinacion të dashur për pothuajse çdo turist të huaj. Hoteli “Portiko” dhe restoranti “Tradita” e befasuan në mënyrë pozitive. I vetmi “minus” ishin mbeturinat në Kala dhe automjetet që shkonin deri lart, duke prishur pak magjinë.

Divjaka dhe Durrësi – mbyllja bregdetare

Divjaka mori një vlerësim të mirë, por Luigji sugjeron që plazhi të zhvillohet më tej për të qenë më tërheqës për vizitorët. Në Durrës, qëndrimi në hotel “Aragosta” i kaloi pritshmëritë: sipas tij, katër yjet janë të merituara dhe shërbimi është në standarde ndërkombëtare.
Përshtypjet e një turisti elitar janë një pasqyrë e vlefshme për turizmin shqiptar. Në udhëtimin e tij të dytë, Luigji përjetoi kontrastet e veriut, mikpritjen shqiptare, e mbi të gjitha, potencialin e pashfrytëzuar të shumë zonave. Shqipëria, edhe një herë, nuk zhgënjeu.

Të fundit

Prapaskenat e merkatos, Barcelona bën gati 5 largime në gusht

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, nuk është në turneun aziatik të skuadrës, por po qëndron në zyrat e klubit....

S’ka më shitje në gropë, Rama paralajmëron reformën e madhe me ndërtimet

Qeveria shqiptare mendon se ka ardhur koha që projektet e rëndësishme në sektorin e ndërtimit të mos financohen vetëm nga kreditë bankare, por të...

Rusët nuk ndalen, breshëri dronësh dhe raketash mbi qiellin e Kievit

Ukraina u përball me një tjetër breshëri dronësh dhe raketash nga Rusia. Sulmet kanë vijuar në të gjithë vendin për të paktën gjashtë orë...

Berisha ka frikë nga kodi i ri penal: Nëse unë shaj Irena Gjokën… Janë ligje diktature!

I pakursyer në akuzat dhe denigrimin e njerëzve të drejtësisë, nga çdo paraqitje në SPAK si i pandehur për korrupsion, Sali Berisha u shfaq...

700 milionë lekë cash, SPAK godet dy ‘Exchange’, sekuestrohen pasuri

Dy kompani të njohura në fushën e këmbimit valutor në Tiranë, janë goditur nga Prokuroria e Posaçme, pas një hetimi nën dyshimet se kishin...

Lajme të tjera

Web TV