Protesta është e drejtë, por djegia e simboleve është krim ndaj shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fejzo Subashi
Në çdo shoqëri që e quan veten demokratike, protesta është një nga mjetet më të fuqishme që qytetari ka në duart e veta. Është zëri i fundit kur të gjitha kanalet e tjera dështojnë; kur politika nuk dëgjon, kur drejtësia vonon ose mungon, kur pushteti harrohet nga vetja. Dhe megjithatë, kjo e drejtë themelore mbetet pikërisht kjo: Një e drejtë, jo një alibi për dhunë. Sepse aty ku përfundon e drejta, fillon e pa drejta dhe dëmtimi, bile dëmton dhe cënon edhe qëllimin e objektin e arsyes përse proteston. E më tragjik akoma, kur protesta kalon në dhunë ndaj vetë shtetit, ndaj simboleve të tij, nuk kemi më reagim qytetar, por veprim armiqësor.

Mund të kesh neveri për një qeveri të korruptuar, mund të ndjesh revoltë për padrejtësitë, për arrogancën, për kapjen e shtetit nga një grup të pashqetësuar pushtetarësh. Por kur kjo revolte shndërrohet në zjarr mbi flamurin kombëtar, në përdhosje të simboleve të republikës, në shkatërrim të institucioneve që nuk i përfaqësojnë vetëm qeveritë e radhës por vetë rendin demokratik kemi kaluar një vijë të kuqe që nuk mund të justifikohet më as me mllef, as me duf, as me dëshpërim.

Po, ka ndodhur edhe në vende që konsiderohen modele të demokracisë në botë , SHBA për shembull, me episodin famëkeq. Në Francë, me djegien e flamurit gjatë protestave. Në Britani, me sulme mbi statujat dhe monumentet historike. Kur kjo ndodh në këto vende me institucione të konsoliduara dhe me shekuj përvojë demokratike, përfytyroni sa më e lehtë është që të degradojë gjithçka në vende me demokraci të brishtë, me institucione të dobëta, me shoqëri të polarizuara si e jona.

Lexo edhe :  Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Akti i djegies së flamurit apo i përdhosjes së simboleve kombëtare nuk është më vetëm një shprehje e mllefit: është fyerje ndaj historisë, ndaj njerëzve që kanë luftuar për atë shtet, ndaj të ardhmes që ende shpresojmë të ndërtojmë. Është mohimi më brutal i përkatësisë, i shtetformimit, i identitetit kolektiv. Nuk i djeg dot vetëm gabimet e qeverisë – se ato mund të kritikohen, denoncohen, madje dhe rrëzohen – por po dogje flamurin, po përdhos vetë themelet mbi të cilat mund të ndërtojmë çdo përmirësim nesër.

Demokracia ka nevojë për qytetarë të vetëdijshëm, jo për turmat e zemëruara. Ka nevojë për protesta që tronditin ndërgjegjen, jo që përdhosin flamujt. Ka nevojë për opozita që luftojnë për dinjitetin e qytetarit, jo që sulmojnë institucionet si trofe të armikut. Sepse kur e shkatërron shtetin në emër të popullit, e ke braktisur edhe popullin, edhe shtetin njëherazi.

Në fund, po, është legjitime të protestosh kundër një qeverie. Por është kriminale të protestosh kundër vetë shtetit. Dhe kjo ndarje nuk është vetëm ligjore, por morale, njerëzore, qytetare.
Tiranë më 12.06.2025/kb

Të fundit

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me...

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në këtë zonë po përhapen me...

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por pas mesditës shumë vatra janë...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Lajme të tjera

Web TV