Dështon transferimi i Theo Hernandez tek Atletico Madrid, ja arsyet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Theo Hernandez kishte shpresuar t’i bashkohej Atletico Madridit, por çmimi që kërkon Milani, mbi 20 milionë euro, nuk është pengesa e vetme, pasi edhe tifozët vendas janë kundër këtij transferimi. 

Mbrojtësi i majtë është afër përfundimit të kontratës së tij në qershor të vitit 2026 dhe i është thënë të gjejë një skuadër tjetër këtë verë, pasi kërkesat e tij për rritje page për një rinovim u refuzuan kategorikisht.

Kjo po rezulton problematike, pasi francezi ka refuzuar një transferim shumë të favorshëm financiarisht te Al-Hilal në Ligën Saudite.

Ai dëshironte transferimin tek Atletico Madridi, por siç raportoi më herët Football Italia, Milani e ka refuzuar ofertën prej 18 milionë eurosh plus 2-3 milionë bonuse. 

Kjo ka ndalur për momentin bisedimet, pjesërisht sepse çmimi i kërkuar konsiderohet i tepruar për një lojtar që është në vitin e fundit të kontratës. 

Një arsye tjetër, sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, është fakti se tifozët e Atletico Madridit e kanë bërë të qartë që nuk janë të kënaqur me idenë e rikthimit të 27-vjeçarit. 

Ai është produkt i akademisë së të rinjve të Atleticos, por u largua për t’iu bashkuar rivalëve të tyre të përjetshëm, Real Madridit, për 24 milionë euro në vitin 2017, dhe për këtë arsye konsiderohet si tradhtar./ D.C

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV