Irani nën sulmin e Izraelit, konflikti që pritej u bë realitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Një stuhi që ziente prej vitesh, që nga revolucioni i 1979-ës, shpërtheu mëngjesin e 13 qershorit 2025, kur Izraeli lëshoi breshërinë e sulmeve ajrore mbi Iran. Pas dekadash tensionesh, provokimesh, sabotimesh dhe luftërash “proxy”, përplasja që bota i druhej u bë realitet…

…Një nga çiftet më armiqësorë të Lindjes së Mesme, Irani dhe Izraeli, që nga rënia e monarkisë dhe vendosja e teokracisë shiite, qëndrojnë të ndarë nga urrejtje ideologjike, gjeopolitike dhe fetare. Tani, ai konflikt i ftohtë, që përflitej se “një ditë do të nxehej”, ka shpërthyer me gjithë furinë e tij.

Autoritetet izraelite kishin njoftuar më herët se ishin vendosur në gjendje emergjence, duke u përgatitur për hakmarrjen e Iranit. Por frika që mbizotëron mes banorëve të Izraelit, – por edhe në të gjithë Lindjen e Mesme, – qëndron te fakti se këto sulme mund ta zhvendosin rajonin nga paqëndrueshmëria e përhershme, në një konflikt të gjerë dhe të paparashikueshëm.

Historiku i urrejtjes

Deri para 1979-ës, Irani i shahut ishte, paradoksalisht, nga vendet e para myslimane që njohën Izraelin. Por revolucioni i Ayatollah Khomeinit përmbysi gjithçka. Republika Islamike e Iranit që u formua që nga ai moment e cilësoi Izraelin si “një entitet sionist që duhet fshirë nga harta.” Prej asaj kohe, tensionet veçse u thelluan. Irani filloi të mbështeste lëvizje si Hezbollahu dhe Hamasi, që sulmonin Izraelin nga Libani dhe Gaza, ndërsa Izraeli organizonte aksione ajrore, vrasje të figurave kyçe, dhe sulme kibernetike për të dobësuar programin bërthamor iranian. Një “luftë nën hije” që zgjati me dekada, e që tani ka dalë nga hijet, për t’u përplasur ballë për ballë.

Goditja e thellë

Të premten e 13 qershorit, forcat ajrore të Izraelit qëlluan centralin bërthamor të Natanzit, si dhe baza ushtarake që strehojnë raketa me rreze të gjatë veprimi, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe personel të lartë ushtarak. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite deklaroi se dëmet e Natanzit ishin “të konsiderueshme”, edhe pse Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) njoftoi që Qendra e Fordow-it dhe Isfahanit, që përdoren për pasurimin e Uranit, dolën të padëmtuara, dhe që sulmet nuk kishin lëshuar rrezatim.

Viktimat

Mes atyre që humbën jetën nga sulmet ajrore ishin:

Lexo edhe :  Si shpjegohet aleanca e një pjese të PD-së me mazhorancën?

-Mohammad Bagheri, Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë

-Gjeneral Hossein Salami, Komandanti i Gardës Revolucionare

-Ali Shamkhani, zyrtari i lartë që mbikëqyrte bisedimet bërthamore

Media iraniane “Fars” raportoi dhjetëra të vrarë dhe qindra të plagosur, ndërsa qeveria e Iranit veproi me shpejtësi për të zëvendësuar figurat që u eliminuan, me qëllim që të shmangte vakumin institucional.

Rritja e tensionit

Presidenti Trump paralajmëroi Iranin që të arrijë një marrëveshje që kufizon programin e tij bërthamor, “përndryshe sulmet do të bëhen edhe më brutale.”

Tregjet u lëkundën, me naftën që u rrit 7% brenda ditës — rritja më e madhe që nga fillimi i vitit — ndërsa aksionet pësuan rënie nga frika e zgjerimit të konfliktit.

Analistët paralajmërojnë që sulmet mund të përhapen lehtësisht, duke përfshirë vendet fqinje, dhe të destabilizojnë të gjithë Lindjen e Mesme.

Lufta që sa ka nisur

Sipas burimeve të inteligjencës, sulmet ajrore ishin rezultat i viteve të tëra të mbledhjes së informacionit, që i lejuan Izraelit të qëllonte me saktësi qendrat bërthamore dhe figurat më të larta ushtarake. Një rol vendimtar luajtën edhe dobësitë që pësuan organizatat që vepronin si përfaqësues të Iranit, si Hezbollahu dhe Hamasi, që nga 7 tetori 2023 pësuan humbje të rënda nga sulmet e Izraelit.

Amerikanët

Shtypi amerikan raporton se nëse Izraeli dhe Irani përfshihen në një konflikt më të gjerë, flakët e tij mund të tërheqin edhe Shtetet e Bashkuara, aleatin më të ngushtë të Izraelit dhe furnizuesin kryesor të armëve të tij. Shenjat e para të këtij rreziku u shfaqën këtë javë, kur Uashingtoni urdhëroi largimin e personelit jo-thelbësor nga disa lokacione në Lindjen e Mesme, pasi inteligjenca paralajmëroi se sulmi i Izraelit ndaj Iranit ishte i pashmangshëm.

Përfundim

Bota qëndron tani përballë një udhëkryqi që mund të ndryshojë përgjithmonë ekuilibrat gjeopolitikë. Një sulm që u paralajmërua nga historia, që u gatit nga dekada urrejtjeje, dhe që shpërtheu nga tensionet që rriteshin dita-ditës. Pyetja që qëndron tani, ndërsa retë e tymit që ngrihen nga Natanzi mbulojnë qiellin, është: A do të qëndrojë kjo si një goditje e izoluar, apo do të kthehet në flakën që do të përfshijë të gjithë Lindjen e Mesme?

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV