Pluhuri i proteinave: E ndihmon apo e rrezikon shëndetin?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrja e mjaftueshme e proteinave është e rëndësishme për ruajtjen e masës muskulore, ndjenjën e ngopjes dhe energjinë gjatë ditës. Kohët e fundit, shumë njerëz, përfshirë edhe sportistë dhe entuziastë të fitnesit, kanë nisur të përdorin pluhura proteinike si suplement shtesë në dietën e tyre. Megjithatë, përdorimi i vazhdueshëm i tyre mund të sjellë efekte negative. Ky artikull trajton tre arsye kryesore pse pluhurat proteinike mund të jenë problematikë për shëndetin.

1. Pluhurat proteinike janë të vështira për t’u tretur

Pluhurat proteinike përmbajnë sasi shumë të larta proteine, gjë që i bën më të vështira për sistemin tretës. Jessica Shand, nutricioniste dhe autore e librit The Hormone Handbook, shpjegon:
“Është e zakonshme që pas konsumimit të pluhurave proteinikë ose bareve të përpunuara të ndodhë shqetësim në tretje. Kjo lidhet shpesh me disa faktorë: burimet e proteinës me cilësi të ulët (si izolatet e whey apo sojës), sheqernat e shtuar apo alkoolët e sheqerit, aromat sintetike dhe substancat që trashin produktin, të cilat mund të irritojnë muret e zorrëve.”

Gjithashtu, shumë pluhura proteinike bazohen në proteina të qumështit si whey apo casein, të cilat mund të shkaktojnë probleme për ata që janë intolerantë ndaj laktozës.

Stresi dhe rutina e ngarkuar gjithashtu ndikojnë në uljen e nivelit të acidit në stomak, gjë që e bën tretjen më të vështirë. Në mungesë të tretjes së mirë, trupi nuk përfiton nga proteina.

2. Konsumi i lartë i proteinave mund të shkaktojë shqetësime stomaku

Një nga ankesat më të shpeshta të përdoruesve të pluhurave proteinikë është fryrja e barkut dhe shqetësimi gastrointestinal. Proteinat që nuk treten si duhet qëndrojnë në stomak dhe prodhojnë gazra, duke ndikuar në ndryshimin e balancës së mikroflorës së zorrëve. Kjo mund të çojë në shqetësime të mëtejshme të tretjes dhe në rënie të mirëqenies së përgjithshme.

3. Pluhurat proteinike përmbajnë aditivë dhe ëmbëlsues artificialë

Lexo edhe :  Epokë e re në trajtimin e diabetit/ Pacientët e parë marrin ilaçin që e vonon sëmundjen

Për t’i bërë më të shijshëm, shumë pluhura proteinike përmbajnë ëmbëlsues artificialë dhe aditivë të ndryshëm, të cilët mund të dëmtojnë florën bakteriale dhe të shkaktojnë reaksione alergjike ose inflamacion. Një studim i vitit 2022 lidhi disa ëmbëlsues artificialë me një rrezik të mundshëm për zhvillimin e kancerit, megjithëse studime të tjera nuk kanë konfirmuar këtë lidhje.

Jessica Shand këshillon:
“Cilësia ka rëndësi dhe pluhurat apo suplementet proteinike nuk janë të gjitha të njëjta. Duhet të jesh i kujdesshëm kur lexon etiketat. Përpiqu të gjesh pluhura proteinike me përbërës të thjeshtë, të njohur dhe pa ëmbëlsues artificialë, aditivë sintetikë, substance trashëse apo yndyrna inflamatorë.”

Ajo rekomandon përdorimin e pluhurave natyralë, të paaromëzuar, me përbërës organikë dhe të kontrolluar për ndotës të mundshëm.

4. Prezenca e metaleve të rënda

Pluhurat proteinikë që shiten pa recetë mund të përmbajnë nivele shqetësuese të plumbit dhe kadmiumit, me sasinë më të lartë të gjetur tek produktet me bazë bimore, organike dhe me shije çokollate, sipas një hetimi të ri.

Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në SHBA, nuk ekziston asnjë nivel i plumbit që të jetë i sigurt për njerëzit. Kadmiumi është një substancë kancerogjene që gjithashtu është toksike për zemrën, veshkat, zorrët, trurin, sistemin respirator dhe atë riprodhues të trupit, sipas Administratës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë të Departamentit të Punës së SHBA-së.

Alternativa më të shëndetshme për marrjen e proteinave

Në vend të pluhurave proteinikë, ekspertët rekomandojnë fokusimin te ushqimet natyrale të pasura me proteina si vezët, peshqit e egër, pula dhe mishi organik, bishtajoret, drithërat si quinoa dhe arrat. Një tjetër alternativë janë aminoacidet esenciale (EAA) dhe aminoacidet me zinxhir të degëzuar (BCAA), të cilat janë më të lehta për t’u përthithur nga trupi dhe ndihmojnë në rikuperimin pas stërvitjes./E.Ç

Të fundit

Fillon në Montevideo Kampionati i Parë Botëror i Futbollit

13 korrik 1930 Më 13 korrik 1930, në qytetin bregdetar të Montevideos, në Uruguai, u dha sinjali i parë për...

Nesër nis aksioni në të gjithë vendin, sekuestro bulmetit pa faturë tatimore në treg

Nesër, sikurse paralajmëroi kryeministri Edi Rama do të nisë aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Objektivi i aksionit...

Një vit pas atentatit, plumbi që e ndryshoi përgjithmonë, reagon Trump

Në momentin kur plumbi i atentatorit kaloi centimetra pranë kokës së tij, Trump ishte duke parë një grafik mbi emigracionin, i vendosur në anën...

Plani i Izraelit për Rafahun do ishte krim, por e drejta ndërkombëtare s’e mbrojti Gazën

Raja Shehadeh* Palestinezët vijojnë të mbahen pas asaj që ne e quajmë sumoud – vendosmëria për të mos u dorëzuar dhe për të mos ikur...

Pse bota duhet t’i thotë “jo”, tani, luftës bërthamore

Nga Ambasador Zef Mazi *Ish-Asistent Special për Strategjinë i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore Ka disa kohë që po përmendet, si pa...

Lajme të tjera

Web TV