3 yje për sulmin, zbulohet plani i Barcelonës për merkaton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Mundo Deportivo” raporton se Barcelona është e vendosur të transferojë një anësor për sezonin e ri dhe në listë janë 3 emra të njohur. Objektivi kryesor i katalanasve shtë Luis Diaz.

Kolumbiani shihet si përforcimi ideal për skemën e Hansi Flick, por duket shumë e vështirë të arrihet marrëveshja me Liverpool. Kampioni i Anglisë kërkon të paktën 80 milionë euro për Diaz, shifër thuajse e papërballueshme për financat e Barcelonës.

Emri i dytë është Nico Williams, një dëshirë e vjetër e klubit katalanas. Verën e kaluar anësori spanjoll ishte shumë pranë transferimit te Barcelona, por në fund vendosi të qëndrojë te Bilbao. Klubi bask është i gatshëm të heq dorë nga 22-vjeçari nëse paguhet klauzola e tij 65 milionë euro.

Emri i tretë është Marcus Rashford, një zgjidhje më e lirë për katalanasit. Anglezi nuk është në planet e Ruben Amorim, Manchester United është i hapur për largimin e tij për një shifër rreth 47 milionë euro, shumë më pak në krahasim me dy emrat e parë. m.p.

Të fundit

Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku Adams vishet kuq e zi

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ka pritur përfaqësues të komunitetit shqiptar në qytet, duke u dhënë...

Bursat evropiane të gjitha në rënie pas sulmeve amerikane kundër Iranit

Tregjet evropiane të aksioneve u hapën sot me rënie të ndjeshme, pas sulmeve të SHBA-së në centralet bërthamore iraniane. Investitorët janë tani në pritje të...

“Nuk jam më deputet”/ Erion Braçe nxjerr videon dhe sulmon qeverinë

Deputeti socialist Erion Braçe, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka sulmuar qeverinë në lidhje me çmimet e fruta perimeve në vend. Braçe...

Brexit: Fundi i një iluzioni apo fillimi i një rrëfimi të ri britanik?

23 qershor 2016: Nga referendumi drejt ndarjejes që tronditi Europën dhe vetë Britaninë nga Leonard Veizi Ka çaste në historinë e një kombi kur zgjedhjet politike...

Dalma Maradona zbulon dhuratën më të çuditshme të Diegos: Ia ktheva dhe ai u zemërua

Diego Armando Maradona ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për personalitetin dhe karakterin e tij. Dhe midis shumë anekdotave që kanë mbetur në imagjinatën kolektive, ishte...

Lajme të tjera

Web TV