Kur bankieri konkuron klientin e tij!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Shpëtim Luku

Në Shqipëri jemi mësuar të dëgjojmë për konflikt interesi kur flitet për administratën publike, drejtësinë apo funksionarët shtetërorë. Por një fushë ku ky fenomen është po aq i pranishëm, ndoshta edhe më i rrezikshëm, është vetë bota e biznesit. Për fat të keq, kjo mbetet një temë e heshtur, edhe pse pasojat që shkakton janë të dukshme për këdo që e njeh realitetin ekonomik shqiptar.

Në një treg ku shumë aktivitete përqendrohen në pak duar, konflikti i interesit nuk është përjashtim, por përkundrazi rregull. Një sipërmarrës është njëkohësisht bankier, ndërtues, importues, shpërndarës, prodhues e ndonjëherë, edhe pronar mediaje. Dhe kur interesat ndërthuren në mënyrë kaq të thellë, rrënohet vetë konkurrenca.

Le të marrim një rast konkret për ilustrim: një pronar banke i jep kredi një kompanie ndërtimi, një kompanie poste apo një kompanie taksish, por në të njëjtën kohë ka një kompani të vetën që merret me ndërtim, me shpërndarje poste apo shërbim taksish. Si bankier, ai është i interesuar që klienti të ecë mirë e të shlyejë kredinë. Por si konkurrent, do që t’i marrë tregun. Çfarë fiton tregu nga kjo përplasje interesi? Asgjë. Fiton vetëm ai që luan në të dyja anët e fushës.

Ose rasti tjetër: një biznes përfaqëson një markë të huaj si shpërndarës, por ka ndërkohë
edhe një linjë të vetën prodhimi në të njëjtin sektor. Ai zyrtarisht duhet të promovojë markën që përfaqëson. Por realisht, ka interes që ajo të mos shitet shumë, që të rritet marka e vet. Pra, në vend që të zhvillojë tregun, e manipulon atë.

Pasojat janë të dukshme pasi konkurrenca bëhet fiktive e tregu deformohet, ndërmarrjet e reja nuk mbijetojnë dot, investitorët e ndershëm largohen.
Ky është konflikt interesi i pastër, por në biznesin shqiptar shpesh quhet “aftësi menaxheriale”.

Lexo edhe :  Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Ka ardhur koha që edhe sektori privat të shikohet me të njëjtën sy kritik si sektori publik, kur vjen fjala te përplasja e interesave. Jo për tu demonizuar, por për të ndërtuar një klimë të shëndetshme tregu, ku fitojnë më të zotët, jo më të lidhurit e më “kopilët”.

Të fundit

Pjatalarësi që themeloi kompaninë 4 trilionë dollarëshe, historia e CEO-s së Nvidia

Kur Jensen Huang, shefi ekzekutiv 62-vjeçar i Nvidia shfaqet me xhaketën e lëkurës para një publiku, është e vështirë...

“Apokalips” në Greqi/ Mbi 5 mijë zjarrfikës në luftë me flakët

Spanja vijon edhe këtë të enjte betejën me flaket që kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe zona të banuara.  Autoritetet njoftuan viktimën e...

Trump që gëlltit gënjeshtrat e Putinit është kërcënim më i madh për Ukrainën sesa bombat

Rafael Behr Në Alaskë, udhëheqësi rus do të pretendojë se dëshiron paqe, por vetëm sipas kushteve të tij – dhe do të shfrytëzojë dëshpërimin e...

Fillestarët e Gluck-ut: kompozitori i shekullit XVIII ndryshoi përgjithmonë operën

Më shumë se 250 vjet pasi Orfeu dhe Euridika e Gluck prezantoi operën në një mënyrë të re, një inskenim akrobatik synon të bëjë...

Shqipëria në luftë me flakët, bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive

Gjatë 48 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve në disa qarqe të vendit....

Lajme të tjera

Web TV