Shezlonget me faturë fiskale, Kumbaro paralajmëron subjektet për kontrolle të rrepta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa javësh në Shëngjin ka nisur sezoni turistik veror 2025. Sot atje ishte ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila inspektoi hapësirat publike të plazheve bashkë me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

“Këto çadra janë gati, nëse një pushues do që të marrë shezlong shërbim, ne ia ofrojmë kundrejt një pagese që është 4 mijë lekë të vjetra”, tha Ndreu duke iu referuar një hapësire të dedikuar për plazh publik.

Ky ishte edhe shembulli të cilit, Kumbaro iu referua si një konkurrencë “e ndershme dhe e bukur” në plazhe.

“Ka bërë investimin me çadrat. Çadrat rrinë të mbyllura. Këtu është stafi i bashkisë që nëse pushuesit duan, mund t’i ofrojë me çmimin e publikuar në tabelë, 400 lekë të reja dhe pagesa është me kasë fiskale”, tha Kumbaro.

Ajo paralajmëroi të gjitha subjektet se kontrollet do të jenë të rrepta për zbatimin e rregullave. Shembull mori fiskalizimin që e ka kryer vetë Bashkia e Lezhës.

“Bashkia e ofron me kasë fiskale shërbimin e çadrave, të njëjtën gjë duhet ta bëjnë të gjitha subjektet private, që siç presin kupona fiskalë, në restorant, në hotel, do ta bëjnë këtë edhe për çadrat dhe shezlonget që ofrojnë. Jemi në mbështetje të biznesit privat që të shtojë të ardhurat, të shtojë ekonominë, por po kështu duhet të shlyejë detyrimet ndaj shtetit që të mos kemi ekonomi informale”, tha Kumbaro.

Me rregulloren e re për bregdetet, sipas Kumbaros, janë shtuar sipërfaqet e detyrueshme të plazheve.

“30% plus 300 metra në çdo 1 kilometër”, tha ajo duke shtuar se bashkitë sivjet kanë shtuar vetë në hartën që kanë bërë në shtator sipërfaqen e plazheve publike.

Kjo edhe për shkak se mundësinë për plazhe private e kanë vetëm subjektet që kanë një hoteleri.

“Pra një restorant nuk mjafton thjesht për të menaxhuar një plazh. Një kioskë, një beach-bar nuk mjafton thjesht për të menaxhuar sepse nuk mund të jetë shezlongu dhe çadra biznesi kryesor. Biznesi kryesor është struktura akomoduese. Plazhi është një shtesë që i shtohet hotelerisë”, sqaroi Kumbaro.

Lexo edhe :  Nafta në Shqipëri kushton më shumë se në Monakon e miliarderëve

Sipas ministres 50% e plazheve në Shqipëri janë publike. Në Shkodër, theksoi ajo, ka raste që shkon edhe në 60%. Ndërsa kreu i Bashkisë së Lezhës theksoi nga Tale në Shëngjin shkon edhe në 83% hapësira e plazhit publik.

“Këtu [në Shëngjin] ka më shumë ngarkesë se ka hoteleri. Po të dalësh në Ranë të Hedhun dhe sipër që kalon Kunen është bosh”, tha Ndreu.

Një tjetër pikë ku u ndal ministrja e Turizmit ishte edhe pastërtia. Këtu lavdëroi punën e strukturave vendore në Lezhë.

“Bashkia Lezhë është e vetmja që nuk ka kërkuar mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për të mbajtur pastër plazhet e veta. Do ta verifikojmë gjatë këtij viti”, tha Kumbaro.

“Kur të doni”, u përgjigj Ndreu duke u shprehur se Bashkia Lezhë e ka në kontroll situatën.

Edhe policia është e angazhuar për një mbarëvajtje sa më të mirë të sezonit turistik. Këtu ministrja Kumbaro u ndal edhe tek “zaptimet” që bëhen në bregdet.

“Zaptimet që mund të ndodhin, nuk janë thjesht nga subjektet private. Edhe banorë që kanë shtëpitë afër ngulin çadrat në qershor dhe i shkulin në shtator. Edhe ky zaptim është. As këtë nuk do ta lejojmë sepse çfarë është publike, është thjesht ditore, nuk mund të jetë publike tremujore”, tha ajo.

Ministrja kërkoi nga Policia Bashkiake, por edhe ajo e Shtetit që të ndëshkojë këdo që shkel rregullat edhe sa i përket mbetjeve.

“Përveç policisë bashkiake që ka detyrën kryesore, policia e Shtetit do të jetë në krahun tonë sepse është ndoshta viti me fluksin më të madh që kemi ndonjëherë dhe besoj do të jetë në rritje”, tha ajo.

Inspektimin e ministres Kumbaro dhe kryebashkiakut Ndreu e ka shpërndarë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama i cili thekson se “koordinimi mes institucioneve do të jetë shembullor për një sezon të qetë e të suksesshëm”./kb

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV