Topi mesazh Berishës: Jam gati t’i bashkohem PD-së nëse kërkon falje për 2008-ën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka kritikuar ashpër kryedemokratin Sali Berisha dhe kupolën drejtuese të PD-së, pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.

Në një intervistë për emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli, Topi tha se Berisha duhet të largohet sëbashku me eksponentë të tjerë të PD-së, që sipas tij, janë të stërkonsumuar.

Ai tha gjithashtu se nëse deputetët e PD-së në shtator do të kërkojnë falje për ndryshimet zgjedhore të vitit 2008, ai është gati t’i bashkohet Partisë Demokratike, sëbashku me shumë eksponentë të tjerë.

“Nuk e kundërshtoj unë këtë tezë, që arbitrimi është në favor të Ramës. Problemi është që ti futesh në lojë me këtë arbitër. Edhe kujt po ja kërkon këtë, ma kërkon mua që vetëm flas? Ti je në parlament, ti je në komisionin bipartizan për reformën zgjedhore.

Për arbitrin unë e kam të qartë situatën, por na thuaj ti sa minuta futesh për të luajtur në lojë? Sa? Të ka ardhur momenti, ke qenë lojtar, dil bëhu trajner tani. Duhet ndërruar ekipi, duhet ndërruar trajneri, duhet ndërruar filozofia. PD duhet të bëjë një ezaurim të plotë të forcës së djathtë politike, që mund të bëjë një ndryshim epokal. Pra kuajtë duhen ndërruar.

Pra merr krahasimin në çdo lloj fushe, ju e shihni, kur loja është e fortë, sot ndërrohen nga 5 lojtarë. Ne vazhdojmë të luajmë me njerëz të stër-konsumuar. Në Parlament në shtator kërkoni falje për kodin zgjedhor të 2008. Të jeni të sigurt që do iu bashkohen shumë zëra, përfshi edhe mua”, tha mes të tjerash Topi./kb

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV