Nga lekët e ashensorit te pagesat mujore/ Mazniku shpjegon rregullat e reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka miratuar një ligj të ri për bashkëpronësinë me të cilin synon të forcojë rregullat për të pasur një menaxhim të mirë të pronës së përbashkët, si dhe më shumë mundësi për riparime apo rinovime që nga ashensorët e deri tek rregullimet e fasadave.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, shpjegoi sonte në “Top Story” rregullat e reja, që do të legjitimojnë administratorët e pallateve dhe do t’i bëjnë pagesat mujore të detyrueshme me ligj.

“Do të krijojmë së pari një listë me administratorët, se ka qenë një person që ligji e njihte, por kur dikush nuk donte t’i jepte paratë, nuk kishte çfarë të bënte.

Administratori merr një numër Nipt-i pranë institucioneve dhe kështu ka mundësi të xhirojë një faturë, që është një titull ekzekutiv. Nuk ka më nevojë të thotë s’të jap çipin nëse nuk bën pagesën mujore. Ajo faturë mban disa elementë, është detyrim fiskal për t’u paguar nga qytetari”, tha Mazniku.

Sipas tij, administratori i pallatit do të ketë mundësi të hapë edhe një llogari bankare, ku përveç kostove mujore për pastrimin, ashensorin apo shërbime të tjera në pallat, të ruajë edhe një fond rezervë./kb

Të fundit

Kush është fajtori?

Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U vra...

Lufta në Rripin e Gazës/ 96 deputetë britanikë kërkojnë evakuimin e fëmijëve të plagosur

Një grup ndërpartiak deputetësh britanikë I kanë shkruar qeverisë së kryeministrit Kier starmer, duke iu kërkuar që të sjellin pa vonesë në Britani fëmijët...

Nga zhgënjimi i vitit 2003 te triumfi më 2006; mesazhi i paharruar i Maldinit për Buffon

Viti 2003, stadiumi “Old Trafford”. Finalja e parë krejt italiane e Champions League vendosi përballë Milanin dhe Juventusin, një natë që do të mbetet...

Zbardhet propozimi i Putin që fronti i luftës mos hyjë më thellë në Ukrainë

Vladimir Putin sipas BBC mësohet se ka ofruar të ndalojë ofensivën e tij dhe të “ngrijë” vijën e frontit në Ukrainë, nëse Volodymyr Zelensky...

Prapaskenat në Alaska, Putin kërkon që rusishtja të jetë gjuhë zyrtare në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka vlerësuar si “shumë të dobishme” bisedimet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të zhvilluara dje në Alaskë. Mediat ruse...

Lajme të tjera

Web TV