Nuk paguajnë detyrimet/ DPSHTRR: Mbi 256 mijë mjete rezultojnë debitore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

256,741 mjete rezultojnë debitore, pasi nuk paguajnë detyrimet për taksat vjetore të mjeteve të përdorura dhe të luksit deri në muajin qershor 202, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Sipas DPSHTRR, qarku me numrin më të lartë të debitorëve është Tirana, me 100,453 raste, i ndjekur nga Durrësi me 35,153 dhe Shkodra me 17,881.

E dini sa është numri i mjeteve debitore për taksat vjetore të mjeteve të përdorura dhe të luksit deri në Qershor 2025?

256,741 mjete rezultojnë debitore nga kontrolli në Regjistrin Kombëtar të Mjeteve.

Cili është qarku me numrin më të lartë të debitorëve?

Tirana me 100,453, e ndjekur nga Durrësi me 35,153 dhe Shkodra me 17,881.

Cila është natyra e debitorëve?

Individët me 84% përbëjnë numrin më të lartë të debitorëve pasuar nga subjektet me 16% të totalit.

Si kryhet mirëmenaxhimi i nivelit të debisë nga pagesat e vonuara të taksës vjetore për mjetet e përdorura dhe të luksit?

Sigurisht që përmes një plani masash parandaluese dhe ndaluese të mirëpërcaktuara:

-Njoftime shkresore me frekuencë mujore nga Drejtoritë Rajonale përgjegjëse;

-Njoftime digjitale përmes a-Albania mbi përfundimin e afatit të vlefshmërisë së taksës së mjetit;

-Identifikim në terren përmes sistemit të monitorimit;

-Ndalim i ofrimit të shërbimit për mjetet të cilat rezultojnë debitore.

Përfitimet vijnë gjithnjë të shoqëruara me përgjegjësi ashtu si edhe roli i DPSHTRR-së si agjent tatimor.

Rikujtojmë të gjithë debitorët që, mjetet debitore nuk marrin sherbimet në vijim:

-Ndryshim pronësie

-Ndryshim targash (në rast dëmtimi apo humbje)

-Kontroll fizik (certifikim i xhamave të errësuar)

-Leje Qarkullimi kombëtare dhe ndërkombëtare

-Kontroll Teknik

-Çregjistrim mjeti

-Certifikata ADR dhe CEMT

-Konfirmime të ndryshme që kanë të bëjnë me mjetin

Lexo edhe :  Përfundon rinumërimi i 94 kutive të Gramshit dhe Peqinit, ja çfarë rezultoi

-Paguani detyrimet në kohë, shmang kamatvonesën që të merrni shërbim./e.t

Të fundit

AMF paralajmëron për platformën e palicencuar të monedhave virtuale

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), paralajmëron investitorët shqiptarë se platforma e investimeve NetherexPro nuk është e licencuar, regjistruar dhe...

Shqipëria përparon në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore: Masa të reja ligjore

Nga Monada Mehmetaj, Strasbourg Strasburg, 18 qershor 2025 Shqipëria ka bërë përparime domethënëse në forcimin e reagimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore, sipas raportit të...

PS feston të enjten 34-vjetorin, ceremoni edhe për Akademinë Politike

Partia Socialiste organizon pasditen e së enjtes takimin festiv të 34-vjetorit të krijimit. Kreu i PS-së dhe Kryeministri Edi Rama do të përshëndesë të ftuarit...

Populli iranian po niste të fitonte betejën e tij për liri. Pastaj sulmoi Izraeli

Diçka po ndryshonte në Iran, por tani raketat dhe rikthimi i ndërhyrjes së huaj mund të shkatërrojnë shpresat e para të përparimit. Esfandyar Batmanghelidj Raketat ndjekin...

Kur drejtësia kërkohet me video dhe dhimbja shpërndahet me klikime

Nga Lutfi Dervishi “U trondita jashtë mase… videon nuk munda ta shoh.” Fjalët e nënës së 14-vjeçarit te vrarë në nëntor 2024, nuk janë thjesht rrëfim...

Lajme të tjera

Web TV