Përplasjet mes Vllaznisë dhe Bashkisë, Bujar Qamili: Unë dhuroj spektakël, jo politikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari i mirënjohur shkodran, Bujar Qamili, në një prononcim për Newsbomb.al ka folur në lidhje me përplasjen mes Bashkisë Shkodër dhe klubit të futbollit KF Vllaznia për koncertin e tij recital që do të zhvillohet më 21 Qershor ora 19:00 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Presidenti i klubit të Vllaznisë Alban Xhaferri, pretendon se nga ana e Bashkisë Shkodër e cila është organizatore e koncertit po shkelet ligji dhe po tjetërsohet stadiumi.

Por, për Bujar Qamilin kjo nuk ka rëndësi pasi ka në fokus që të dhurojë spektakël dhe jo të merret me politikë.

“Di të them që koncerti do të zhvillohet më datë 21 Qershor në orën 19:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Po përgatitem së bashku me orkestrën për të dhuruar spektakël. Unë nuk merrem as me politikë dhe asgjë tjetër.”-u shpreh Qamili për Newsbomb.al.

Përplasja mes Benet Becit dhe Presidentit të Vllaznisë Alban Xhaferri, për këngëtarin duket se nuk përbën asnjë problem ndërsa u shpreh se kushdo e ka derën hapur për të marrë pjesë në koncert.

Sakaq, Alban Xhaferrin i cili ka dalë kundër realizimit të koncertit, këngëtari shprehet se e ka mik dhe sponsor në recitalin e tij.

“Sa i përket përplasjeve mes Alban Xhaferrit dhe Bashkisë Shkodër, nuk kam asnjë diskutim. Unë Alban Xhaferrin e kam mik dhe sponsor në këtë koncert. Albani dhe kushdo tjetër e ka derën të hapur.

Di të them që shumë më përpara kam marrë ftesën nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci dhe nga Drejtoria e Kulturës shumë kohë më përpara. Kushdo e ka derën të hapur për të ndjekur koncertin. Vllazninë e kam zemër, e kam familje.”-tha Qamili për Newsbomb. m.p.

Të fundit

Mbrëmja e fundit e një mbreti: Rënia e Farukut dhe fundi i një dinastie

Në verën përvëluese të 26 korrikut 1952, ndërsa flluskat e protestës dhe urrejtjes ndaj aristokracisë mbushnin rrugët e Kajros,...

“Mumja” e Leninit ndan Putinin dhe Kishën Ortodokse, revoltohet politika ruse

Një dokumentar i ri me titullin “Mumja” po krijon polemika të forta në Rusi. Filmi, i mbështetur nga Kisha Ortodokse Ruse dhe patriarku Kirill,...

Von der Leyen dhe Trump në “garë me kohën” për të shmangur një përplasje globale

Pas javësh negociatash intensive mes ekipeve teknike dhe politike, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, takohen nesër...

Zjarret në vend, gjatë 24 orëve janë evidentuar 29 vatra, 13 prej tyre ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit, vendi po përballet me një numër të madh zjarresh, duke përfshirë 29 vatra të evidentuara, nga të cilat 13...

12 ditë aksion për sigurinë ushqimore, bllokohen mbi 76 ton mallra

Në vetëm 12 ditë nga nisja e aksionit për formalizimin e tregut bujqësor e blegtoral dhe garantimin e sigurisë ushqimore, autoritetet kanë bllokuar 76.1...

Lajme të tjera

Web TV