“Regjimi është në fakt tango”/ Flet ish-kandidati i PD: Berishës i pëlqen pushteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kadilli kritikoi drejtuesit e PD-së, duke theksuar se humbja nuk mund të justifikohet me parregullsitë zgjedhore. Ai tha se rikthimi i Sali Berishës ka dëmtuar të ardhmen e PD-së dhe e përshkroi marrëdhënien politike mes Ramës dhe Berishës si një “tango”, që mban në këmbë një regjim.

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit dhe situatën aktuale brenda PD-së, i ftuar sot gjatë një interviste televizive.

Fatbardh Kadilli:

Ish-kandidat për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli: Nuk mendoja se PS do kalonte 80 mandate. Partitë e vogla i penalizoi sistemi dhe bënë gabime elektorale. Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte surprizë. Ka shumë zgjedhje që përsëritet e njëjta garë. Janë pesë palë zgjedhje, ku është e njëjta situatë. Për sa kohë, zgjedhjet menaxhohen nga njerëz politikë, problemet do jenë të pranishme. Zgjedhjet nuk duhet të menaxhohen nga njerëz partiakë. Njerëzit politikë mbrojnë vendin e punës. Ka parregullsi, por kjo nuk justifikon humbjen e PD. Parregullsitë s’mund të jenë justifikim për humbjen katastrofike të Partisë Demokratike.

Përgjegjësitë janë sipas hierarkisë, gjithë ekipi drejtues i PD duhet të mbajë përgjegjësi. E kemi thënë shumë vetë që nuk ndërtohet ekip fitues me në krye Sali Berishën. Ne kemi thënë të vërtetën, ndërsa këta ngrohin kolltukun e deputetit. I kam shpallur luftë politike modelit të Berishës dhe të Bashës. Janë në gjendje moraliteti më të rëndë se të Partisë së Punës. Rikthimi i Berishës e vrau të ardhmen e PD-së. Në PD njerëzit u shanë me njëri-tjetrin dhe tani janë bashkë, nuk e di sa i sinqertë është ky bashkim. Berisha e di të vërtetën, por i pëlqen pushteti. Regjimi është në fakt një tango mes Berishës dhe dhe Ramës./E.T

Të fundit

Shkrepset e idjotëve që do t’i vënë flakën botës

Leonard Veizi Botën nuk do ta shkatërrojnë as meteorët, as cunamet, as ndonjë supervirus i krijuar në laboratorin e rradhës...

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në Montreal Museum of Fine Arts...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Lajme të tjera

Web TV