Zbardhet lista me 1109 qytetarët e përzgjedhur për kredi të butë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë pasi morën “OK”-in në Këshillin Bashkiak të Tiranës, bashkia ka bërë publikë emrat e 1109 qytetarëve të përzgjedhur për subvencionimin e kredisë së butë për shtëpi.

Lista fillestare përmbante 1001 fitues, por me propozimin e Këshillit Bashkiak, lista u shtua me 108 përfitues të tjerë. Pas miratimit të listës në Këshillin Bashkiak, “ekofin.al” sjell sot ekskluzivisht listën e plotë të personave dhe familjeve përfituese. Për ta, puna sapo ka nisur. Këta të fundit kanë një vit e gjysmë kohë për të gjetur banesën që do të blejnë, me qëllim për t’iu drejtuar më tej bankës së shpallur fituese në tenderin e bashkisë.

“Për të përfituar nga programi i kreditimit duhet të kujdesen për gjetjen e blerjen e një banese në treg të lirë. Afati maksimal për kryerjen e procedurave të përfitimit të kredisë është 18 muaj nga data e protokollimit të listës emërore pranë institucionit që monitoron subvencionimin e interesave të kredisë”, – citohet në njoftimin e bashkisë në të cilin shtohet më tej një afat gjashtëmujor shtesë me kërkesë të personit në rast se ende nuk e ka gjetur banesën.

Një raportim të tillë, ata duhet ta bëjnë çdo gjashtë muaj me qëllim që të vërë në dijeni bankën se ka ende interes për marrjen e kredisë, por është i pamundur në gjetjen e banesës.

PËRFITUESIT

Përfitues janë familje të reja, çifte të sapomartuara dhe qytetarë që kanë më shumë nevojë për mbështetje për të nisur jetën në një shtëpi të tyren. Tashmë, sipas procedurave ligjore, personat dhe familjet e shpallura fituese kanë 18 muaj kohë për të identifikuar një shtëpi, sipas kritereve të përzgjedhjes dhe për të lidhur marrëveshjen e kredisë me bankën. Përveç kredive, janë shpërndarë 2,057 bonuse strehimi dhe janë vënë në dispozicion 419 banesa sociale me qira, duke ndihmuar me strehim të sigurt dhe të përballueshëm ata që nuk kanë asnjë mundësi tjetër. Ky angazhim i bashkisë përfshihet në një paketë të gjerë mbështetëse, që përfshin edhe abonenë falas në transportin publik për pensionistët dhe studentët, si dhe subvencionimin me 50% të tarifës së konviktit, për studentët që studiojnë larg shtëpisë./e.t

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV