I shoqëruar nga bashkëshortja/ Aktori turk, Burak Özçivit, zgjedh Vlorën për pushime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Protagonisti i njohur i serialit “Osmani”, aktori turk Burak Özçivit, ka ka zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e radhës për të pushuar.

I njohur për rolet e tij ikonike në telenovelat turke, aktori është parë së fundmi në qytetin bregdetar të Vlorës, i shoqëruar nga partnerja e tij, Fahriye Evcen.

Në disa “InstaStory” të ndara nga një restorant lokal, ai shihet duke buzëqeshur me stafin, i veshur thjesht dhe sportiv, duke reflektuar qetësinë dhe kënaqësinë që po përjeton gjatë qëndrimit në bregdetin shqiptar.

Ndërkohë nga ana tjetër edhe partnerja e tij Fahriye Evcen ka postuar disa foto në Insta Story, por pa përmendur vendin ku po qëndrojnë.

Në postimin e fundit në llogarinë e tij në Instagram, Burak shfaqet në një aeroport, me mbishkrime që lënë të kuptohet se po niset për një vend të veçantë, që më pas rezultoi të ishte pikërisht Shqipëria. Sipas informacioneve bëhet me dije se aktori ka vizituar sot edhe ambientet e bashkisë./e.t

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV