Fitorja historike/ Rama: Mandati përgjegjësi e jashtëzakonshme për integrimin në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, në një fjalim të mbajtur gjatë ceremonisë së 34-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, vlerësoi fitoren e fundit të PS në zgjedhjet e 11 majit si një “fitore domethënëse” që ngarkon forcën politike me një përgjegjësi më të madhe se kurrë më parë.

“Ne nuk i jemi shmangur asnjëherë përgjegjësive që sjellin fitoret – përkundrazi, nuk lodhemi së fituari sepse nuk lodhemi së reflektuari dhe ngarkuari me detyra,” deklaroi Rama. Ai e cilësoi këtë fitore si një mandat të jashtëzakonshëm besimi nga qytetarët, duke e lidhur atë me objektivin madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda kësaj dekade.

Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe te përbërja e re e grupit parlamentar të PS, i cili përfshin 83 deputetë. Ai theksoi se më shumë se numrat, vlen cilësia dhe shpërndarja e tyre në territor, duke e cilësuar grupin si “skuadër të re” me një ekuilibër mes përvojës dhe përfaqësimit që mund të përballojë sfidat që vijnë përpara.

“Parlamenti do të jetë shtylla kryesore e procesit të integrimit në BE,” theksoi Rama, duke e bërë të qartë se suksesi në këtë drejtim do të varet nga përmbushja e reformave të brendshme./E.T

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV