Hajri Elezaj, dikur modelues rrobash, sot modelues fabrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Shpëtim Luku

Kukësi është një ndër ato treva shqiptare që, ndonëse përballur me varfëri e izolim, ka nxjerrë figura të spikatura në botën e biznesit. Miliarderë të heshtur, njerëz me ndikim ekonomik që i kanë dhënë emër vendit kudo në Shqipëri e më gjerë. Në këtë kontekst, Hajri Elezaj është një emër që spikat jo vetëm për suksesin në biznes, por për një veçanti që e dallon nga të tjerët: ai ka qëndruar pranë vendlindjes. Ndërkohë që shumë të tjerë e kanë përqendruar aktivitetin në Tiranë, Durrës apo jashtë vendit, Elezaj ka zgjedhur që zemrën e sipërmarrjes së tij ta mbajë pikërisht atje ku nisi gjithçka: në mal, siç thotë ai, në Lajthizë, afër vendlindjes së tij, Kukësit.
“Lajthiza Invest”, kompania që ai drejton, nuk është vetëm një histori suksesi ekonomik. Është një model për ndikim social, për zhvillim lokal dhe për ringjallje të shpresës në një zonë që shpesh herë është trajtuar si periferike. Investimet e tij kanë krijuar vende pune, kanë sjellë teknologji bashkëkohore dhe mbi të gjitha, kanë mbjellë një ndjesi krenarie tek banorët e zonës.
Por nëse sot Hajri Elezaj është një emër i madh i biznesit shqiptar, kjo nuk është një ngjitje e beftë. Për ata që e kanë njohur në rininë e tij, kjo ishte vetëm çështje kohe. Doktor Dritan Bala dhe inxhinieri Orskid Spahiu, dy profesionistë kuksianë, tregojnë episode të paharrueshme nga vitet e para të Hajriut.
“Ishte rrobaqepës i talentuar, më ka qepur një xhup modern atëherë që më bëri figurë në Tiranë”, rrëfen doktori me entuziazëm. Orkidi kujton me admirim mënyrën sesi Hajriu dinte të kthente në moderne edhe pantallonat e punës së minierës.
Por konsideratat e tyre për Hajri Elezajn nuk ndalen vetëm tek aftësitë e tij si mjeshtër i një profesioni të nderuar si rrobaqepësia. Ato shkojnë më tej, duke e vlerësuar Hajriun dhe gjithë familjen Elezaj si një ndër familjet më të mira të Kukësit. Familje punëtore, dinjitoze, me emër të mirë dhe me kontribut të vazhdueshëm për komunitetin. Në një kohë kur fjala “vlerë” shpesh relativizohet, përmendja e kësaj familjeje përbën një pikë referimi të padiskutueshme për gjithë zonën.
Nga rrobaqepës tek sipërmarrës. Nga modelimi i një xhupi, tek modelimi i një fabrike. Nga vizatimi teknik, tek arkitektura teknologjike e një linje prodhimi. Rruga është e gjatë, por koherente. Nuk është e rastësishme që sot Hajri Elezaj është aq i dhënë pas teknologjisë moderne. Ai e ka pasur pasionin për teknikën që në rininë e hershme. Thjesht sot ka në dorë mjete më të fuqishme për të ndërtuar, për të krijuar dhe për të projektuar të ardhmen.
Hajri Elezaj është një shembull i asaj që ndodh kur talenti, pasioni dhe ndershmëria bashkohen. Një burrë që nuk ka harruar nga vjen dhe që ka zgjedhur të bëjë të madhen pikërisht në një vend të vogël. Një modelues, që përmes punës së tij, po ndikon pozitivisht në një zonë të vështirë./kb

Të fundit

21 qershor 1942: Japonezët sulmojnë SHBA-të, 17 predha artilerie ndaj Fort Stevens

Më 21 qershor 1942, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara u përballën me një nga...

Apple dhe Meta ‘i shpëtojnë’ sanksioneve të BE-së për shkelje të rregullave

“Gjigandët amerikanë të teknologjisë Apple dhe Meta nuk do të përballen me sanksione menjëherë për mospërmbushje të detyrimeve sipas rregullores digjitale të BE-së”, tha...

Studimi/ ChatGPT mund të jetë duke dëmtuar aftësitë e të menduarit kritik

Një studim i ri i udhëhequr nga studiues në MIT zbulon se përdorimi i ChatGPT të OpenAI mund të ndikojë negativisht në aftësitë e...

Bavarezët duan ta shesin, lojtari insiston: Dua të fitoj te Bajerni, nuk largohem

Lamtumirë? As që bëhet fjalë! Kingsli Koman (29) është në fakt në listën e shitjeve të Bajernit të Mynihut. Drejtori sportiv Maks Eberl (51) shpresonte...

Takimi Iran-BE, Teherani zbulon kushtin e vetëm për të negociuar me SHBA-të

Irani do të takohet me SHBA-në për bisedime bërthamore vetëm nëse Izraeli pranon të ndalojë sulmet ndaj vendit, u thanë zyrtarët iranianë homologëve të...

Lajme të tjera

Web TV