Moti ekstrem/ Kupa e Botës për Klube ngre shqetësime përpara Botërorit 2026

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nxehtësi përvëluese, ndeshje të shtyra ose të pezulluara për shkak të stuhive të dhunshme, Kupa e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara filloi mes një mijë vështirësive të motit, duke ngritur më shumë se një pikëpyetje një vit para Kupës së Botës 2026, e cila do të luhet në të njëjtën periudhë midis SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë.

Dy ndeshje janë prekur tashmë nga moti i keq: Salcburg-Paçuka, në Sinsinati, u ndërpre për më shumë se një orë e gjysmë për shkak të një shiu të rrëmbyeshëm, ndërsa Ulsan-Sundouns u shty me një orë në Orlando, Florida, për shkak të paralajmërimit për një tornado. Sipas ekspertes së klimës Pénélope Ayrault, “nuk ka asgjë të habitshme: qershori dhe korriku janë muaj të paqëndrueshëm, me shira të rrëmbyeshëm, nxehtësi ekstreme dhe lagështi të lartë, veçanërisht në Los Angeles”.

Gjatë ndeshjes PSG-Atletiko Madrid, të luajtur në Pasadena, termometri tregoi 31°C, por temperatura e perceptuar ishte 38°C.

“Është e pamundur të luash 90 minuta me atë nivel vape”, tha Luis Enrike i shqetësuar. Lagështia gjithashtu luan një rol vendimtar, duke nxitur dehidratimin dhe lodhjen. Një skenar i ngjashëm i pret lojtarët në Kupën e Botës 2026: në Majami, priten temperatura mesatare prej 32°C, ndërsa në Los Angeles ato luhaten midis 25 dhe 28°C, me valë të mundshme të nxehtësisë. Përveç kësaj, në Meksikë, korriku përkon me sezonin e cikloneve.

Përveç motit, indekset UV janë gjithashtu një shqetësim: në Los Angeles ato arrijnë kulmin prej 10-11, mjaftueshëm për të shkaktuar dëmtime të lëkurës në më pak se 15 minuta. Një kontekst që kërkon reflektim serioz për FIFA-n./e.t

Të fundit

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua...

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Lajme të tjera

Web TV