PAMJET/ Stuhi me reshje të dendura shiu e breshri në Belsh, përmbyten rrugët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas orës 14:00 të së premtes, zona e Belshit dhe e Dumresë u përfshi nga një stuhi e pazakontë me reshje të dendura shiu dhe breshëri e shoqëruar me erë të fortë e cila ka sjellë pasoja serioze në qarkullimin e këmbësorëve, automjeteve dhe në kryerjen e punëve në sektorin agro-bujqësor.

Reshjet kanë paralizuar gjithçka duke penguar në mënyrë të menjëhershme lëvizjen në rrugët kryesore.

Pjesë të rrugëve u përmbytën, pasi kolektorët nuk arrinin të përballonin sasinë e madhe të ujit duke krijuar ambiente jo të sigurta për kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve.

belsh 3

Pamundësia për të menaxhuar prurjet e ujit është përkeqësuar nga erërat e forta, të cilat kanë vështirësuar ndërhyrjet e shpejta të emergjencës dhe kanë shtuar rrezikun në rrugë .Pavarësisht se aktualisht nuk janë raportuar dëme , autoritetet lokale kanë bërë apel të fortë banorëve për të qëndruar në shtëpi deri sa moti të qetësohet.

Gjithashtu është kërkuar shmangia te lëvizjeve të panevojshme ditën e sotme deri në qetësimin e kushteve atmosferike.

Autoritetet vendore garantojnë reagim të shpejtë në rast emergjence dhe informim të shpejtë për situatën e krijuar nga moti.

belsh 1

Ky fenomen i papritur dhe intensiv reshjesh është një nga rastet e rralla të motit ekstrem të regjistruara në këtë rajon. Stuhitë më të fundit në vendit tonë këtë verë janë regjistruar në Durrës, ku reshjet paralizuan trafikun dhe ndërprenë lundrimin e anijeve./e.t

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV