Pse duhet ta paguajmë rinumërimin nga buxheti i shtetit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Rezultatet e deritanishme të rinumërimit në Tiranë provojnë se nga gabimet njerëzore, Partia Demokratike ka marrë më shumë vota “gabim” për numrin e votuesve pro saj, sesa Partia Socialiste. Edhe pse përqindja e fitores së PS është gati 60 me 40 për qind në favor të saj, numri i votave për 70 kutitë e para është thuajse i barabartë, me katër vota diferencë — që i bie afërsisht një votë për kuti si gabim.

Rezultati, përveçse nuk dëshmon asnjë shenjë manipulimi, tregon se gabimi njerëzor është shpërndarë më shumë në favor të PD-së në raport me numrin e votave për të.

Po ashtu, shpresa e PD-së që të marrë mandatin e Shehajt është e vdekur, pasi rezulton që Shehajt i janë marrë disa vota dhe po i shtohen gjatë procesit.

Por në tërësinë e tij, gjithë rinumërimi tregon se procesi është i rregullt dhe se nuk ka asnjë vullnet të deformuar në kutitë e votimit.

Bilanci politik i rinumërimit është një përgënjeshtrim faktik dhe juridik i gjithë përpjekjeve të Berishës për të shtyrë verën me propagandë kundër procesit zgjedhor — nga një anë — dhe turpërim i kandidatëve të PD-së që kanë kërkuar rinumërimin.

Dhe ky është një nga kurthet ku Edi Rama e futi Berishën me qetësi disa ditë para zgjedhjeve.

Në ditët e para, kur disa socialistë kërkuan rinumërim të votave të tyre, Rama ua bëri të qartë publikisht se nuk do ta lejonte këtë. Në fakt, Rama kërkonte të mos baltoste procesin, por Berisha e lexoi këtë si një frikë nga hapja e kutive. Dhe rendi me vrap të kërkonte hapjen e kutive në gjithë vendin, me shpresë se do bënte pis procesin.

Lexo edhe :  Nxehtësia ekstreme është e ardhmja jonë – qytetet evropiane duhet të përshtaten

Tani rezultati është i qartë: Edi Rama nuk ka asnjë vëzhgues në numërim, ndërsa PD po rri tek koka e numëruesve dhe po shikon se si i zbriten votat që ka pasur dhe si i shtohen ato partive të vogla.

Pasi ka kaluar më shumë se dhjetë për qind e numërimit, duket se ky trend është i qartë.

Tani pyetja është: pse duhet të paguajnë shqiptarët edhe 200 milionë lekë për rinumërim, vetëm që të kalojë Berisha verën dhe të mos japë llogari për humbjen?

Kodi Zgjedhor duhet të ndryshohet dhe të sanksionohet që kush kërkon rinumërim pa fakte duhet ta paguajë vetë atë. Drejtësia jonë të jep me lekë edhe dosjen për të cilën të akuzon, kurse KQZ duhet të paguajë 200 milionë lekë për t’i bërë terapi psikologjike Berishës, meqë nuk është mësuar me idenë që ka humbur thellë.

Kushdo që kërkon rinumërim për “siguri personale”, le të paguajë numëruesit e KQZ-së dhe ta bëjë, por jo me paratë e buxhetit. Ndryshe, këtu proceset zgjedhore do përdhosen rregullisht, duke mos u pranuar kurrë./kb

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV