Shqiptarët, njerëzit me valixhe në dorë e vështrimin përtej detit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

20 qershor: Dita Botërore e Refugjatëve

Nga Leonard Veizi

Leonard Veizi

Ishte tejet tronditëse të shihje nga ekranet e huaja se si në vitet ’90, anijet e mbushura me shqiptarë mbërritën në portet e Barit, Leçes a të Brindizit. Imazhet që bënë xhiron e botës mbetën në kujtesën kolektive si një simbol i mjerimit të një populli të mbyllur për dekada, që papritmas kërkonte dalje me çdo kusht. Pamjet e qindra njerëzve të ngjeshur në kuvertat e anijeve, të varur pas kangjellave, të uritur, të zbathur, të dëshpëruar, pushtuan ekranet e televizioneve ndërkombëtare dhe faqet e gazetave të mëdha. Ato nuk ishin vetëm imazhe lajmi – ishin një thirrje universale për ndihmë dhe ndërgjegjësim. Bota e pa Shqipërinë si një vend në ikje; një vend që kërkonte ajër për të marrë frymë pas gjysmë shekulli izolimi dhe shtypjeje…

…Më 20 qershor, bota ndalet për të kujtuar refugjatët – njerëzit që janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar luftës, përndjekjes apo dhunës. Kjo ditë ndërkombëtare, e caktuar nga Kombet e Bashkuara, nuk është thjesht një datë në kalendar. Ajo është një thirrje për ndërgjegjësim, solidaritet dhe veprim – për t’i dhënë zë atyre që shpesh mbeten në heshtje, për t’u dhënë dinjitet atyre që i janë nënshtruar dhunës, dhe për të mbrojtur të drejtën për të jetuar në paqe dhe siguri.

Për shqiptarët, Dita Botërore e Refugjatëve nuk është një realitet i huaj. Është një pasqyrë e së kaluarës sonë kolektive dhe, për shumëkënd, një përvojë personale ose familjare. Shqipëria ka njohur emigracionin në forma të ndryshme dhe në epoka të ndryshme – që nga mërgimet e para Luftës së Dytë Botërore, kur qindra shqiptarë u larguan deri në Amerikë për të kërkuar një jetë më të mirë, e deri te eksodi masiv pas rënies së komunizmit në vitet ’90, kur mijëra shqiptarë hipën në anije, gomone, dhe kaluan kufirin shtetëror në këmbë, në kërkim të lirisë dhe shpresës.

Këto anije – nga “Vlora” në korrik 1991, e deri te dhjetëra të tjera si “Tirana”, “Legend”, “Butrinti”, “Sazani”, ‘Sopoti”, “Alba’, ‘Kallmi”, “Apollonia”, – u bënë simbole të shpresës dhe të dëshpërimit njëkohësisht. U ngjanin anijeve të refugjatëve që sot vijnë në Evropë nga Siria, Afganistani, Eritrea apo Libia. Sot, kur ne shohim në lajme skena të ngjashme nga Mesdheu, duhet të kujtojmë se edhe ne ishim dikur në anën tjetër të lentes. Edhe ne trokitëm në dyert e Europës me frikë, shpresë dhe sytë nga një jetë tjetër.

Lexo edhe :  Çerçiz Topulli, pushka që nuk heshti për Atdheun

Kjo është arsyeja pse Dita Botërore e Refugjatëve duhet kujtuar me përulësi në Shqipëri. Jo si një detyrim protokollar, por si një mësim historik dhe si një detyrim moral. Sepse kush e ka përjetuar ikjen, e njeh më mirë se kushdo ç’do të thotë strehë, mirëseardhje, dhembshuri dhe shans për një fillim të ri.

Ne kemi ikur e vazhdojmë të ikim.

Ne e dimë si është të largohesh nga vendi yt me valixhe në dorë dhe me pasigurinë si udhërrëfyes. E dimë çfarë do të thotë të mbërrish diku tjetër dhe të shpresosh për mirëkuptim, e për një mundësi më shumë. Prandaj, për ne shqiptarët, kjo ditë duhet të jetë më shumë se një përkujtim – duhet të jetë një kujtesë morale për të qenë të hapur dhe solidarë me ata që sot po kalojnë atë që ne dikur përjetuam.

Të kujtosh refugjatët nuk do të thotë vetëm të tregosh dhembshuri për dhimbjen e tyre, por edhe të mbrosh të drejtën e tyre për të jetuar me dinjitet. Refugjatët nuk janë thjesht viktima; ata janë mjekë, mësues, artistë, studentë, punëtorë – burime të vlefshme për çdo shoqëri që i mirëpret. Ata nuk kërkojnë mëshirë, por mundësi.

Sot, në këtë Ditë Botërore të Refugjatëve, le të kujtojmë jo vetëm ata që kanë humbur gjithçka, por edhe atë çfarë ne kemi fituar si komb falë përvojës së emigracionit: një ndjeshmëri më të thellë ndaj dhimbjes së tjetrit, një mirëkuptim më të gjerë për realitetin global, dhe një përgjegjësi më të madhe për të qenë zë i atyre që nuk kanë zë.

Kujtesa është një detyrim moral. Refugjatët janë pjesë e historisë së njerëzimit – dhe, për ne, një kapitull që nuk duhet harruar.

 

 

 

Të fundit

Arabia Saudite vjen me ofertën më të çmendur në histori të futbollit për Vinicius

Arabia Saudite nuk po heq dorë nga Vinicius Junior. Pavarësisht lidhjeve të forta të brazilianit me Real Madridin dhe dëshirës...

Safet Gjici në qeli, KQZ i kërkon pagesën e gjobës përmes përmbarimit

Edhe pse ndodhej në burg për shkak të një video-skandali, “faturat” e kanë përndjekur Safet Gjicin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka “përndjekur” atë edhe...

“S’kemi ardhur për sulme”, Rama: Mbase mendoni se e mbroni Shqipërinë nga ne!

Batutës së kryeministrit Edi Rama për përfaqësuesit e teknologjisë, iu përgjigj Kreshnik Rexha, bashkëthemelues i kompanisë së sigurisë kibernetike SquareVertex.Ai. “E siguroj kryeministrin që kemi...

18 korrik 1925 – Adolf Hitleri boton Mein Kampf

Libri-manifest që parashikoi tmerrin e Luftës së Dytë Botërore Më 18 korrik 1925, në Gjermani, u botua një libër që, në fillim, nuk ngjalli ndonjë...

Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria vendi i tetë në Evropë për shërbimet digjitale

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar këtë të enjte, më 18 korrik, se Shqipëria është vendi i...

Lajme të tjera

Web TV