Takimi Iran-BE, Teherani zbulon kushtin e vetëm për të negociuar me SHBA-të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Irani do të takohet me SHBA-në për bisedime bërthamore vetëm nëse Izraeli pranon të ndalojë sulmet ndaj vendit, u thanë zyrtarët iranianë homologëve të tyre evropianë në një takim në Gjenevë të Zvicrës, sipas raportimeve nga CNN.

Sipas një zyrtari perëndimor me njohuri mbi bisedimet, zyrtarët iranianë thanë se nuk do të takoheshin me një delegacion amerikan për bisedime të drejtpërdrejta ndërsa Izraeli po bombardon vendin e tyre.

Edhe pse zyrtarëve iu tha se SHBA-të nuk kanë domosdoshmërisht autoritetin për të ndaluar veprimin ushtarak të Izraelit, përfaqësuesit evropianë thanë se do ta përcillnin mesazhin, tha zyrtari perëndimor për CNN.

Nga ana tjetër, zyrtarët iranianë thanë se do t’i pyesnin udhëheqjes së tyre nëse do të merrej në konsideratë edhe ndërprerja e sulmeve të Iranit ndaj Izraelit, shtoi burimi. Nëse të dyja këto gjëra do të ndodhnin – dhe sulmet nga Irani dhe Izraeli do të ndërpriteshin – mund të kishte bisedime të drejtpërdrejta me amerikanët, tha zyrtari./e.t

SHBA-të përcollën një mesazh shumë të drejtpërdrejtë se pranimi i Iranit për të mos pasuruar uranium do të ishte një pjesë thelbësore e çdo bisedimesh të drejtpërdrejta, shtoi zyrtari./e.t

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV