500 të vdekur dhe mbi 3 mijë të plagosur që nga sulmi i Izraelit në Iran

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushtria izraelite thotë se ka goditur një numër objektivash në të gjithë Iranin sot. Në një përditësim në mediat sociale, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se më shumë se 50 avionë luftarakë të Forcave Ajrore Izraelite kanë goditur objektiva ushtarake në Teheran.

Në deklaratën e IDF-së thuhet se gjatë një “serie sulmesh të kohëve të fundit”, avionët luftarakë goditën “qendrat e komandës ushtarake”.

“Vendet e goditura përfshinin vende prodhimi raketash dhe radarësh, si dhe infrastrukturën e magazinimit të raketave në Teheran”, thuhet në deklaratë, përcjell A2 CNN.

Ushtria izraelite po e godet Teheranin me “forcë të paparë”, thotë ministri i mbrojtjes i vendit, ndërsa gjyqësori iranian konfirmon se burgu Evin i qytetit është goditur.

Televizioni shtetëror iranian raporton se rreth 500 njerëz janë vrarë që nga sulmi i Izraelit ndaj Iranit më 13 qershor, duke cituar ministrinë e shëndetësisë të vendit, ndërsa më shumë se 3,000 njerëz janë plagosur, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje që çmimet e naftës të mbahen të ulëta në një postim në rrjetet sociale, duke reaguar ndaj bisedimeve për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit nga Irani .

“Mbajini çmimet e naftës ulët! Po ju vëzhgoj, mos luani me duart e armikut” shkruan ai në një postim në platformën e tij Truth Social.

Ngushtica e Hormuzit është një rrugë detare që lidh Gjirin e pasur me naftë me Oqeanin Indian , përmes të cilit kalojnë çdo ditë afërsisht 20% e furnizimeve botërore me naftë. m.p.

Të fundit

Luiz Ejlli në spital, këngëtari përfundon në operacion/ Dhimbjet më filluan te recepsioni

Luiz Ejlli i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, teksa një gjë të tillë e ka zbuluar vetë në rrjetet...

Katastrofë në Pilur të Himarës/ 650 hektarë pyje të djegura, ndërhyrja nga toka vazhdon

Rreth 650 hektarë kullota dhe sipërfaqe me bimësi janë djegur nga zjarri disaditor që përfshiu zonën e Pilurit në bashkinë e Himarës. Aktualisht, situata...

FC Barcelona prezanton kanalin e vet në WhatsApp

FC Barcelona ka lançuar Kanalin e vet WhatsApp , funksionin e ri të platformës me anë të të cilit mesazhet mund të dërgohen direkt te...

Cilët janë faktorët e rrezikut për autizëm gjatë shtatzënisë?

Ekspertët besojnë se ka disa faktorë (shumë prej të cilëve ndoshta ende të panjohur) që së bashku ndikojnë në zhvillimin e një foshnje me...

Ankorohet në Portin e Durrësit superjahti i miliarderit të njohur

Porti i Durrësit ka qenë stacioni i radhës i një superjahti luksoz. Në kalaten nr. 5 të portit të Durrësit, mëngjesin e kësaj të...

Lajme të tjera

Web TV