E rëndë në Elbasan, gjendet i pajetë një trup në ujërat e lumit Shkumbin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit Shkumbin nga një peshkatar i zonës. Policia ka rrethuar zonën dhe për nxjerrjen e kufomës po kërkohet ndihma e polumbarëve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme jo shumë larg nga qendra e qytetit të Elbasanit, pranë zonës së Katundit të Ri.

Trupi është konstatuar rastësisht nga një peshkatar amator i cili njoftoi menjëherë banorët përreth dhe më pas autoritetet. Sipas burimeve nga vendngjarja, kufoma ndodhet aktualisht në zonën pranë ish-Metalurgjikut, një territor i vështirë për t’u arritur dhe me qasje të kufizuar.

Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar perimetrin, duke ndaluar hyrjen e qytetarëve në zonë për të garantuar sigurinë dhe ruajtjen e provave.Për të nxjerrë trupin nga lumi, është kërkuar asistenca e polumbarëve dhe shërbimit zjarrfikës të Elbasanit të cilët janë në veprim për të mundësuar tërheqjen dhe transportimin e trupit drejt morgut të spitalit rajonal.

Derisa të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, nuk ka ende informacion mbi identitetin, moshën apo gjininë e viktimës. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një mbytje aksidentale apo një ngjarje me motive kriminale. Policia është në fazën fillestare të hetimeve dhe i bën thirrje qytetarëve që kanë dijeni për ndonjë person të zhdukur, të kontaktojnë menjëherë strukturat përkatëse/kb

 

Të fundit

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë...

BBC: Europa jugore në zjarr, Patra rrezikon të shkrumbohet

Një qytet i madh në perëndim të Greqisë, Patra, është nën kërcënimin e zjarreve të shpejta, ndërsa nxehtësia ekstreme dhe era e fortë po...

Pse këtë vit kemi zjarre më shkatërruese?

Nga Mero Baze Disa vatra zjarri këtë vit janë kthyer në katastrofa rajonale. Dy javë më parë, një zjarr i nisur në Rrëzomët e Delvinës,...

Dëme të mëdha nga zjarret, 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug

Zjarret e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e blegtorisë dhe bletarisë në Shqipëri. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes...

Përfundon Lufta e Dytë Botërore në Azi dhe lind dita enjohur si “V-J Day”

(Victory over Japan Day): Skena para dorëzimit Në verën e vitit 1945, Japonia ishte e rrënuar nga lufta pas katër vitesh luftimesh intensive në Paqësor. Më 6...

Lajme të tjera

Web TV