Serbia ”tregon muskujt”/ Vuçiç mbledh “kokat” e ushtrisë në Beograd

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po përpiqet të projektojë vendin e tij si një fuqi ushtarake në rritje në Ballkan.

Këtë e dëshmon edhe mbledhja e jashtëzakonshme e kolegjiumit të zgjeruar të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, e cila do të mbahet sot në orën 09:00, në kazermat “Banjica 2” në Beograd. ku Vuçiç do të jetë vetë i pranishëm.

Në paralajmërimet e tij të fundit, Vuçiç deklaroi se Ushtria e Serbisë është “më e fuqishme se kurrë” dhe shtoi se “vetëm një numër i vogël njerëzish e di” çfarë është blerë gjatë viteve të fundit, pasi “gjithçka është bërë në fshehtësi”.

Ai tha se gjatë një “parade të madhe” ushtarake në shtator, ushtria do të tregojë gjithçka që posedon.

“E kemi mbajtur të fshehur, por këto janë ndryshime të mëdha për Ushtrinë e Serbisë në periudhën e ardhshme. Janë më së shumti pesë persona që dinë çfarë kemi sjellë. Qëllimi ynë është ta mbrojmë vendin tonë”, tha Vuçiç, pa sqaruar se nga kush Serbia duhet të “mbrohet”.

Ai shtoi se ushtria “po bëhet tmerrësisht goditëse”.

Vuçiç tha se Serbia ka mbajtur të fshehura edhe shumë pajisje që ka blerë dhe paralajmëroi se “shumë do të habiten” kur të shohin çfarë posedon ushtria.

Serbia aktualisht zotëron një flotë funksionale avionësh luftarakë MiG-29, të trashëguar nga Bashkimi Sovjetik dhe të rinovuar në bashkëpunim me Rusinë dhe Bjellorusinë, por përqendrimi strategjik tashmë është orientuar drejt blerjes së 12 avionëve shumëfunksionalë Rafale nga Franca, përmes një kontrate të nënshkruar në vitin 2024 me vlerë rreth 2.7 miliardë euro.

Këto avionë, të cilët përfshijnë modele njëvendëshe dhe dyvendëshe, pritet të dorëzohen nga viti 2028 dhe konsiderohen një nga përparimet më të mëdha teknologjike në historinë moderne të forcave ajrore serbe.

Lexo edhe :  "Vrasës, kthehuni në shtëpi!"/ Familja hebreje sulmohet në Milano

Në aspektin e aviacionit ushtarak, Serbia ka zgjeruar gjithashtu flotën me helikopterë të avancuar, si Mi-35, Mi-17 dhe Airbus H145M, të cilët përmbushin funksione të transportit, ndërhyrjes dhe mbikëqyrjes.

Në linjë me ambicien për të ndërtuar një “ushtri dixhitale”, Serbia ka blerë dhe integruar edhe dronë të prodhimit kinez CH-92A dhe CH-95, si dhe platforma të tjera të zhvilluara në vend, si Pegaz, apo të importuara nga Izraeli dhe Turqia./e.t

Të fundit

Shqipëria prezanton pozicionin negociues për Grup-kapitullin 5 me BE-në

Shqipëria po bëhet gati të paraqesë Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grup-kapitullin 5:...

Reshje dhe ulje temperaturash/ Ja çfarë do të ndodhë me motin përgjatë muajit Gusht

Meteorologia Anira Gjoni thotë se temperaturat gjatë fillimit të gushtit do vijojnë në këto vlera që na kanë shoqëruar gjatë kësaj jave. Gjoni tha...

“Krimi zgjedhor në fokus të SPAK”/ Dumani para gazetarëve: Po hetojmë zyrtarë

Krimi zgjedhor ka qenë prioriteti kryesor i Prokurorisë së Posaçme gjatë gjithë procesit zgjedhor. Kështu u shpreh kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë një...

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Edhe Elbasani po rimerr frymë!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot më të fundit nga lirimi i hapësirave publike, kësaj radhe nga qyteti i Elbasanit. Përmes një postimi në facebook,...

Lirimi i hapësirave publike/ Protestojnë bizneset: Nuk jemi zaptues, por taksapagues

Bizneset që operojnë përgjatë pedonales së qytetit të Korçës kanë reaguar në një mënyrë simbolike, por mjaft të qartë ndaj vendimit të autoriteteve nga...

Lajme të tjera

Web TV