Sulmi iranian mbi Katar, SHBA ngre në ajër avionët luftarakë në bazën e Arabisë Saudite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Irani realizoi sot një sulm mbi bazën ajrore amerikane Al-Unaid në Katar, ku janë të stacionuara forca të shumta amerikane dhe të NATO-s.

Autoritetet në Katar konfirmuan sulmin ndaj bazës Al-Udeid duke thënë se ishte një “shkelje flagrante”, ndërsa vendi i Gjirit ka mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore.

Pas sulmit iranian me rreth 10 raketa ndaj katarit, është ngritur alarmi tek vendet e Gjirit. Raportohet se avionët luftarakë amerikanë të stacionuar në bazën ajrore “Prince Sultan” në Arabinë Saudite janë ngritur në ajër.

Sakaq, qeveria e Katarit thotë se të gjitha raketat iraniane u interceptuan dhe nuk u raportuan viktima apo dëme, ndërsa mediat e Katarit raportojnë se sistemet e mbrojtjes ajrore arritën të interceptonin dhe shkatërronin 9 nga 10 raketat e lëshuara nga Irani drejt bazës Al Udeid.

Katari ngre mundësinë e kundërsulmit ndaj Iranit, pasi thotë se mbrojtja ajrore ka interceptuar të gjitha raketat iraniane.

Po ashtu zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Katarit, Majed Al Ansari shkroi në ‘X’ se vendi i tij po mendon mundësinë e kundërsulmit ndaj Iranit.

“Ne pohojmë se Katari rezervon të drejtën për t’u përgjigjur drejtpërdrejt në një mënyrë ekuivalente me natyrën dhe shkallën e këtij agresioni të paturp, në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, tha Majed Al Ansari.

Nga sulmet e Teheranit po ashtu nuk raportohen viktima, me ministrin e Mbrojtjes së vendit që shpreh bindjen se hapësira ajrore mbi Katarin mbetet e sigurt.

Ndërkohë, në Uashington, Presidenti Amerikan Donald Trump dhe Sekretari i Mbrojtjes Pepe Hegseth ndodhen në Dhomën e Operacioneve të Shtëpisë së Bardhë, me CNBC që raportoi se po e ndjekin nga afër situatën në Lindjen e Mesme. m.p.

Të fundit

India tani është eksportuesi kryesor i telefonave inteligjentë në SHBA

India e ka tejkaluar Kinën si qendra kryesore e prodhimit për telefonat inteligjentë të shitur në SHBA. Raporti i fundit...

Qyteti spanjoll u lutet turistëve “të vijnë nga e hëna në të enjte”

Qyteti Brihuega në qendër të Spanjës ka bërë një thirrje të pazakontë: vizitorët të shmangin ardhjen gjatë fundjavës. I njohur për fushat mahnitëse me livandë...

Sëmundjet mendore dhe ushqimi: Lidhja befasuese me produktet që përmbajnë gluten

Kjo është një teori që po hetohet me intensitet nga komuniteti shkencor, ndërsa studimet po tregojnë lidhje midis glutenit dhe një sërë çrregullimesh mendore...

Nga 1 gushti, recetë e re mjekësore e unifikuar në gjithë sistemin shëndetësor

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për modernizimin e sistemit shëndetësor dhe rritjen e efikasitetit në procesin e përshkrimit dhe shpërndarjes së barnave është...

Delvinë/ Ndezën zjarr në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kalasë , nën hetim 3 persona

Një nga rastet më të rënda të dëmeve nga zjarret në qarkun e Vlorës ka çuar në nisjen e hetimeve për tre shtetas të...

Lajme të tjera

Web TV