Çmimi i naftës arrin nivelin më të ulët në dy javët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet e naftës arritën nivelin më të ulët në dy javët e fundit të martën, pasi Izraeli pranoi propozimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për armëpushim me Iranin.

Çmimet e naftës së papërpunuar ranë me 3.82 dollarë, ose 5.3%, në 67.66 dollarë për fuçi në orën 08:45 me kohën tonë lokale.

Nafta e papërpunuar e SHBA-së, West Texas Intermediate, ra me 3.75 dollarë, ose 5.5%, në 64.76 dollarë për fuçi. Izraeli ka rënë dakord me propozimin e Trump për një armëpushim me Iranin, tha kryeministri Benjamin Netanyahu në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij të martën.

Trump tha të hënën se Izraeli dhe Irani kanë rënë dakord plotësisht për një armëpushim, duke shtuar se Irani do të fillojë armëpushimin menjëherë, i ndjekur nga Izraeli pas 12 orësh.

Nëse të dyja palët ruajnë paqen, lufta do të përfundojë zyrtarisht pas 24 orësh, duke i dhënë fund një konflikti 12-ditor.

Irani është prodhuesi i tretë më i madh i naftës bruto në OPEC, dhe armëpushimi do t’i mundësonte atij të eksportonte më shumë naftë dhe të parandalonte ndërprerjet e furnizimit, një faktor i rëndësishëm në rritjen e çmimeve të naftës në ditët e fundit./e.t

Të fundit

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Shefi i NATO-s: Trump bëri diçka që askush tjetër nuk guxoi

Pak më parë, gjatë rrugës për në një samit të NATO-s në Holandë, Trump postoi një mesazh që mori nga sekretari i përgjithshëm i...

Lajme të tjera

Web TV