E befasishme: Igli Tare zgjedh sulmuesin serb për merkaton e verës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas disa ditësh reflektim, Theo Hernandez ka pranuar ofertën e majme të Al Hilal-it të Simone Inzaghit. Milani do të përfitojë rreth 25 milionë euro plus bonuse që mund ta çojnë vlerën e transferimit afër 30 milionëve. Sipas Il Giornale, këto para pritet të riinvestohen menjëherë në merkato, veçanërisht për të forcuar repartin ofensiv.

Emri kryesor është Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb pritet të largohet nga Juventusi, i cili ende nuk ka oferta konkrete në tavolinë. Megjithatë, rikthimi i tij te trajneri Allegri, me të cilin shënoi mbi 40 gola në dy sezone e gjysmë, kërkon që Vlahovic të ulë pagën aktuale prej 12 milionë eurosh, ndoshta duke e shpërndarë në disa vite. Tare dhe Allegri janë të bindur për profilin e tij, por negociatat nuk priten të jenë të shkurtra, shkruan A2 CNN.

Paralelisht, prioriteti tjetër është përforcimi i mesfushës. Milani ka tentuar për Granit Xhakën, por Bayer Leverkusen kërkon 15 milionë euro dhe nuk lëshon terren. Në pritje të një vizite të Tares në Gjermani, fokusi ka kaluar te Javi Guerra i Valencias, i cili ka refuzuar rinovimin dhe dëshiron largimin. Oferta e parë prej 16+4 milionë eurosh është refuzuar, por një tjetër është në përgatitje. m.p.

Të fundit

Albin Kurti ngre alarmin: Serbia mund të nxisë incidente afër Prishtinës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se Serbia mund të përdorë “elemente destruktive” për...

Bijtë e Abrahamit dhe toka e premtuar

Ilir Yzeiri Të gjithë studiuesit që merren me natyrën e konflikteve dhe origjinën e luftërave, e kanë të vështirë të shpjegojnë deri në fund se...

Masakra e Iasit: një nga krimet më të mëdha kundër hebrenjve në Evropën Lindore

26 qershor 1941 Më 26 qershor 1941, në qytetin Iasi të Rumanisë, autoritetet rumune, të mbështetura nga ushtria dhe policia, nisën një nga reprezaliet më...

Shëngjin/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

Një incident i rëndë është shënuar këtë mesditë në zonën e Ishull Shëngjinit, ku një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese, duke shkaktuar...

Mbytet një turist i huaj në plazhin e Zvërnecit në Vlorë

Një turist i huaj raportohet të jetë mbytur pak momente më parë në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Bëhet me dije se turisti ka humbur...

Lajme të tjera

Web TV