Pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimit me Iranin, Izraeli i është rikthyer sulmeve në Gaza kundër Palestinës.
Forcat izraelite kanë sulmuar qindra njerëz që ishin duke pritur kamionët me ndihma në pjesën qendrore të Rripit të Gazës në orët e hershme të mëngjesit të së martës, duke vrarë të paktën 25 njerëz, sipas dëshmitarëve palestinezë dhe spitaleve.
Ushtria izraelite nuk e ka komentuar ende këtë ngjarje. Spitali Avda në kampin e refugjatëve Nuseirat, i cili pranoi viktimat, tha se palestinezët po prisnin kamionët në rrugën Salah al-Din, në jug të Gazës. Dëshmitarët i thanë agjencisë “Associated Press” se forcat izraelite hapën zjarr teksa njerëzit po lëviznin drejt lindjes për të shkuar më afër kamionëve me ndihma që po vinin drejt tyre.
Spitali Aëda tha se edhe 146 palestinezë të tjerë u plagosën. Mes tyre, 62 ishin në gjendje kritike dhe u transferuan në spitale të tjera në Gazën qendrore. Në qytetin qendror Deir al-Balah, spitali i Dëshmorëve të Al-Aqsa tha se pranoi trupat e gjashtë njerëzve të vrarë në të njëjtin incident./e.t