Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit zgjedhor për qarkun e Dibrës.
PD kërkoi rrëzimin e tabelës përfundimtare përmbledhëse të rezultatit zgjedhor në këtë qark, duke argumentuar se procesi ka qenë i manipuluar dhe i ndikuar në mënyrë të jashtëligjshme nga pushteti.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 11 majit, në qarkun e Dibrës, Partia Demokratike mori 3 mandate, Partia Socialiste mori 4 mandate.
Ndërkohë, më herët gjatë kësaj të marte, Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e PD edhe për qarkun e Beratit.
Po ashtu, Partia Demokratike ka kërkuar shpalljen të pavlefshme dhe të rezultatit zgjedhor për Vlorën, vendim që pritet të merret më 26 qershor. m.p.