Nëse Shtetet e Bashkuara do të godasin sërish Iranin, do të përballen me një “mësim historik”, ka kërcënuar komandanti i Gardës Revolucionare iraniane, Mohammad Pakpour. Sipas tij, çdo sulm i ri do ta detyrojë Teheranin t’i japë Uashingtonit një “përgjigje edhe më të ashpër” dhe një “mësim historik”, në vazhdën e sulmit me raketa ndaj një baze ushtarake amerikane në Katar hakmarrje për bombardimin nga SHBA i tre impianteve bërthamore iraniane.
Pakpour deklaroi se sulmi ndaj bazës Al Udeid ka goditur “zemrën e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme”. Ai shtoi se impiantet kanë pësuar dëme materiale, pavarësisht aktivizimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore.
Donald Trump, tha më tej Pakpour, është “i marrë dhe injorant” për urdhrin e tij për të bombarduar objektet bërthamore të Iranit. m.p.