Shqipëria që meritojmë dhe Lezha që duam!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ulsi Manja

“Një model i qeverisjes që flet me vepra, jo me premtime.”

Në zemër të kësaj vere të nxehtë, një ndjesi e re po mbush bregdetin e Lezhës: liri, paqe, pastërti dhe dinjitet qytetar.

Pushues nga çdo cep i Shqipërisë, Kosovës dhe nga e gjithë bota po shijojnë më në fund detin pa stresin e dikurshëm, pa “sherifë” me kapele e çanta luksoze që silleshin si pronarë të trashëguar të bregdetit. Sot, ai realitet i trishtë në bregdetin e Lezhës i përket të kaluarës.

Kjo verë po dëshmon se kur shteti vendos të jetë në krah të qytetarëve, ndryshimi ndodh. Dhe për këtë, qartësisht, Pjerin Ndreut, Kryetarit të Bashkisë Lezhë, i duhet dhënë haku që i takon!

Në një kohë kur shumë ndër ne ishin skeptikë, ai qëndroi fort në mbështetje të vendimit historik të Qeverisë Shqiptare dhe Kryeministrit Edi Rama, që u konkretizua me VKM nr. 649/2024. Ky vendim u riktheu qytetarëve atë që me të drejtë është e tyre – hapësirat publike në plazhe.

Sot, falë vendosmërisë dhe punës së palodhur të stafit të Bashkisë Lezhë, ky vendim po zbatohet me korrektësi në çdo metër të bregut – pa përjashtime, pa kompromis, me prioritet interesin publik dhe dinjitetin e pushuesve të zakonshëm, pavarësisht statusit apo buxhetit të tyre.

Për herë të parë pas shumë vitesh, në Shëngjin, Rana e Hedhun, Tale dhe në çdo cep të bregdetit të Lezhës, qytetarët ndihen të respektuar. Jo si klientë të detyruar, por si qytetarë që u njihet dhe respektohet e drejta.

Plazhet sot janë më të bukura, jo vetëm sepse janë më të pastra e më të qeta, por sepse janë më të drejta. Tani janë hapësira të lira dhe të ndershme, pa monopole, pa abuzime, pa interesa të pista. Janë plazhe për të gjithë – ashtu siç duhet të jenë në një vend që synon zhvillimin e vërtetë dhe të barabartë.

Lexo edhe :  Pse Berisha vijon të tallet me demokratët?

Dhe nuk ka muzikë më të bukur sot në bregdetin e Lezhës sesa zërat në gjuhë të huaj dhe në shqip që thonë:

“Faleminderit, sivjet plazhi është krejt ndryshe!”

Kjo është Lezha që duam dhe Shqipëria që meritojmë. Një vend i lirë që respekton dinjitetin, që zbaton ligjin me drejtësi, që mbron qytetarin e zakonshëm dhe na kujton se dielli dhe rëra nuk janë luks, por e drejtë e çdo qytetari!

Kjo është një fitore e përbashkët që na bën të ndihemi krenarë për vendin tonë. Por çdo arritje kërkon vigjilencë dhe mbrojtje. Bashkia, Policia e Shtetit dhe të gjitha institucionet përgjegjëse duhet të vijojnë ta ruajnë këtë standard me të njëjtin angazhim, duke ndëshkuar çdo tentativë për ta përmbysur këtë model menaxhimi.

Sepse këtë verë, për herë të parë pas shumë kohe, pushteti i është kthyer qytetarit. Dhe qytetari është i vetmi që e meriton!

Kjo është Shqipëria që duam – një Shqipëri e lirë, e drejtë dhe e ndershme.

Një Shqipëri që i shërben qytetarit, jo klientelës.

Një Shqipëri që na bashkon të gjithëve nën të njëjtin diell dhe përpara të njëjtit det.

Zërat e çjerrë dhe ofshamat e ziliqarëve, nihilistëve dhe kundërshtarëve politikë që duan të njollosin e baltosin modelin e shkëlqyer të Bashkisë Lezhë në menaxhimin e plazhit në dobi të pushuesve, humbasin në korin e falënderimeve të pushuesve në të gjitha gjuhët e botës për Bashkinë e Lezhës – një falënderim që nuk ka nevojë për përkthim, sepse fjala “faleminderit” është tashmë pjesë e fjalorit të tyre, pavarësisht kombësisë.

I bashkon bregdeti i Lezhës dhe i gjithë Shqipërisë!

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV