Interi u turpërua në finalen e Championsit teksa pësoi 5 gola nga PSG-ja.
Shumë lojtarë zikaltër janë ende të hidhëruar për atë humbje dhe të tjerë e kanë kaluar tashmë me ndihmën e familjarëve apo miqve. Një nga ata është mesfushori armen, Henrikh Mkitarian. Në intervistën me “Repubblica”, ai flet për gjithçka, që nga finalja e Championsit te Inzagi deri te Kristian Kivu.
“Unë them atë që mendoj, pa u përpjekur t’i pëlqej askujt, qoftë shokëve të ekipit, tifozëve, kujtdo qoftë. Kur të tjerët flasin, unë dëgjoj. Nëse e hap gojën, dhe nuk e bëj shpesh, është për të mirën e ekipit.”
Zhgënjimi në Champions- “Po, por shenja mbetet. Dhimbja nuk zhduket, ishte një humbje e keqe. Të mos harrojmë rrugën që na solli atje, luajtëm ndeshje të shkëlqyera, por nuk ka kthim pas. Duhet të ngrihemi, të mësojmë dhe të ecim përpara. Pas humbje fola me nënën time, ishte ajo që më ndihmoi ta kaloja. Pata pak kohë për të folur sepse u larguam menjëherë për në Amerikë”, përfundon Mkhitarian./e.t