Vijojnë lëkundjet në Shqipëri/ Tërmeti i fortë u “paralajmërua” nga 27 paragoditje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tërmeti me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të së martës, është pasuar nga 12 paslëkundje të tjera, sipas të dhënave të Qendrës Europiane të Sizmologjisë.

Lëkundja më e fortë pas goditjes kryesore ka qenë me magnitudë 3.2 dhe ka ndodhur pranë epiqendrës së tërmetit fillestar.

Në një lidhje për A2 CNN, Damiano Koxhaj nga Instituti Shqiptar i Sizmologjisë bëri me dije se përpara goditjes kryesore janë regjistruar gjithashtu 27 paragoditje me intensitet të ulët.

Ai theksoi se pasgoditjet janë një fenomen i zakonshëm pas një tërmeti të këtij lloji dhe nuk përbëjnë rrezik për banorët.

Sipas Koxhajt, këto lëkundje tregojnë se zona po i rikthehet normalitetit dhe nuk ka vend për panik./e.t

Të fundit

Trump rinovon Shtëpinë e Bardhë: Do të ndërtoj një sallë vallëzimi prej 200 mln dollarësh

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili po rinovon Shtëpinë e Bardhë sipas dëshirës së tij, do të ndërtojë...

Martesë në burgun e Fierit, një histori dashurie që sfidon izolimin

Në një realitet të mbushur me kufizime, ku muret ndajnë botën e jashtme nga ajo e brendshme, një histori e rrallë por mjaft e...

Kthjellime dhe vranësira kalimtare…parashikimi i motit për sot

Vendi ynë këtë të premte do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta...

527 – Justinian I bëhet perandor i vetëm i Bizantit

Më 1 gusht të vitit 527, pas vdekjes së xhaxhait të tij, Justinit I, Justinian I u bë sundimtar i vetëm i Perandorisë Bizantine....

Fluturimet drejt “qytetit më të rrezikshëm” në botë po rifillojnë pas 13 vitesh

Pas një pauze prej plot 13 vitesh, qyteti i dikurshëm i luftës, Aleppo, do të rinisë sërish fluturimet. Duke nisur nga 1 gushti, “Turkish...

Lajme të tjera

Web TV