Afro 200 milionë euro rritje, Barcelona lë pas edhe PSG e Luis Enriques

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë katër ekipe, vlera e të cilave është rritur mbi 100 milionë euro për sezonin 2024-25. Por, mbi të gjitha, ka një skuadër që e ka parë vlerën e saj të rritet ndjeshëm: Barcelona e Hansi Flick. Është ajo që është rritur më shumë në vlerën e lojtarëve në të gjithë botën.

Sipas “Transfermarkt”, skuadra e Hansi Flick ka rritur vlerën e saj në treg me 190 milionë euro që nga shtatori i kaluar, falë një sezoni të shkëlqyer me tri suksese të mëdha (fitimi i La Ligës, Kupës së Mbretit dhe Superkupës së Spanjës). Këtu nuk duhet harruar as fakti se Barcelona në sezonin 2024- 2025 arriti deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

Jo vetëm kaq, por kjo rritje galopante u detyrohet dhe paraqitjeve të mrekullueshme të yjeve të saj të rinj dhe progresit të disa prej lojtarëve të saj, siç është Lamine Yamal. Kjo rritje historike prej 190 milionësh në skuadrën e Barçës, e cila e ka rritur vlerën e saj më shumë në botë. Ajo i lejon asaj të kalojë shifrën prej 1,000 miliard euro në vlerën totale. Vlerësimi i saj është saktësisht 1,070 miliardë euro! Madje tejkalon atë të kampionëve të Ligës së Kampionëve, PSG-së, që është 1,060 miliardë euro.

Ekipi i Luis Enriques është i dyti më i vlerësuar në sezonin 2024-25, duke u rritur me 176 milionë euro. Sportingu i Lisbonës është i treti. Vlerësimi i përgjithshëm i klubit portugez është rritur me 118 milionë euro, duke e çuar vlerën e tij totale në 511 milionë euro.

Eintracht Frankfurt është klubi i katërt dhe i fundit që e rrit vlerën e tij mbi 100 milionë euro, konkretisht me 107 milionë euro, duke e lënë atë me një kosto totale prej 355 milionë eurosh. Me këtë rritje, Barça është tani skuadra e katërt më e vlefshme në botë, pas Real Madridit, Manchester Cityt dhe Arsenalit./ D.C

Të fundit

Shqipëria e përfshirë nga i nxehti afrikan, reagon Çupi: Të dënohet…

Analisti Frrok Çupi tha në një studio televizive se kjo është një nismë e justifikuar dhe se ndëshkimi duhet...

Si do të ishte bota nëse nuk do ta kishim shpikur bombën atomike?

Filmi fitues i çmimit Oscar në vitin 2024, Oppenheimer, që flet për shkencëtarët që punuan në Projektin Manhattan, nxit një reflektim mbi bombën atomike:...

Zjarret jashtë kontrollit/ Kërkohet ndihmë urgjente në Gramsh, banorët të bllokuar

Në fshatrat Kullollas, Bletës dhe Menkollarë të Gramshit, nga zjarri masiv janë përfshirë dhe banesa, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Burime nga terreni bëjnë...

Çlirimi vazhdon! Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish mesditën e sotme pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Në një postim në Facebook, kreu i...

Mjerimi i krizës

Nga Ben Andoni Në këto ditë kur njeriu mendon të prehet dhe siç ndodh rëndom në Shqipëri të mendojë në përparësi të papriturat që e...

Lajme të tjera

Web TV