Breshëria e kallashnikovit në Fushë Krujë, babai i Mond Vogës: E di kush e ka bërë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Babai i Mondi Vogës, personi që ka në pronësi lokalin në Fushë Krujë ku mëngjesin e së premtes u qëllua me breshëri kallshanikovi, ka treguar se ka bërë hetime private dhe ka zbuluar se kush qëndron pas ngjarjes mafioze.

AI ka thënë në emisionin “Me Zemër të Hapur” se është takuar me Shefin e Krimeve në zonë dhe dyshon se ai është i përfshirë në ngjarjen e rëndë, ku mund të kishte pasur edhe viktima.

Kati i dytë i lokalit që u qëllua me 120 plumba nga kodra përballë, shërben dhe si hotel dhe aty ishte duke fjetur djali i pronarit Mond Voga. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit dhe dyshimet janë se kemi të bëjmë me një ngjarje që ka lidhje me aktivitetin e Mondi Vogës.

Mondi Voga është një emër i njohur për autoritetet pasi është arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje, pasi në vitin 2020 iu gjet një pistoletë në automjetin e tij. Emri i tij është lidhur edhe me një ngjarje të dhunshme të ndodhur në Durrës, ku u dhunua avokati Ilia Ilia. Gjithashtu, Mond Voga ka qenë dhe shofer i ish-prokurorit Arjan Ndoja.

“Djali im ka një bahçe por e ka rreth 3 km larg fshatit. Bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët, kemi qenë duke prerë bar dhe pastruar ullinjt. Rreth orës 10 mbaruam punë. Kur shkova në shtëpi mbarova disa punë dhe fjeta. Në orën 1 dëgjova breshëri automatiku. Në Fushë-Krujë breshëri automatiku kemi dëgjuar shpesh. Pashë një dritë makine dhe mu duk se qëlluan drejtë shtëpisë sime e u fsheha pas kolonës.

Në mëngjes më merr nipi në telefon, dhe ime shoqe i tha që unë nuk dija gjë. Më shkoi mendja për keq mendova vrasje dhe më shkoi mendja tek breshëria e automatikut. Fatmirësisht kishte vetëm dëme materiale, jo në njerëz.

Lexo edhe :  Shqiptarët grabitën europianët përmes telefonave, zbulohet skema e "call center"

Shkova tek lokali, kam qenë vetë punonjës policie e di si procedohet. Dyshoj se është gjuajtur dy herë me automatik. Takova shefin e krimeve. I dhashë informacion se kjo punë mund të jetë bërë me pagesë. Kam bërë hetimet e mia por me thënën të drejtën nuk dua ta zbuloj kush është. Mendoj se është i përfshirë edhe shefi i krimeve.

Mësova më vonë që ai kishte lidhje me patronazhistët që unë mendoj që e kanë porositur ngjarjen, i ka ndihmuar edhe në fushatë. Më morën shenjat … në komisariat. Polici gjyqësor më tha madje që do të më arrestonin. Autorët kanë goditur me automatik model 56, nga kodra e cila në vijë ajrore është në largësi 180-200 metra. U qëlluan mbi 120 fishekë. Nuk kanë dalë në rrugë që të kapeshin nga kamerat, kanë afruar nga pylli”, tha ai. m.p.

Të fundit

Plastika kërcënim serioz, ja sëmundjet që shkakton nga fëmijët deri tek të moshuarit

Një raport i ri ekspertësh, i publikuar në revistën mjekësore prestigjioze The Lancet, paralajmëron se plastika përbën një “kërcënim serioz, në...

Stalini e donte Shqipërinë brenda Federatës, Hrushovi: Enveri i urrente jugosllavët

Të shkruara në kohën e reflektimit dhe të distancimit të tij nga Stalini, në kujtimet e Nikita Hrushovit, zë një vend të rëndësishëm edhe...

Këmbimi valutor 4 gusht/ Me sa blihen e shite monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do shitet me 84.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...

Thirrje raciste antishqiptare/ Reagon ambasadori i Shqipërisë në RMV: Alarm për të gjithë

Ambasadori i Shqipërisë në RMV, Denion Meidani ka reaguar pas incidentit të rëndë të ndodhur në Kumanovë, Maqedonia e Veriut, ku gjatë një ndeshjeje...

Zhduket pasagjeri i tragetit!/ Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në Seman

Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Armatosura, Policinë Kufitare dhe autoritetet italiane po zhvillon një operacion të gjerë kërkimi...

Lajme të tjera

Web TV