Irani ndërpret bashkëpunimin me OKB-në për armët bërthamore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parlamenti i Iranit ka votuar në favor të pezullimit të bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), pas 12 ditësh sulmesh ajrore nga SHBA dhe Izraeli mbi objektet bërthamore iraniane. Kryetari i parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se IAEA “shiti kredibilitetin ndërkombëtar” pasi nuk dënoi as minimalisht sulmet ndaj objekteve bërthamore.

Sipas Ghalibaf, bashkëpunimi me IAEA do të ndërpritet derisa të garantohet siguria e objekteve bërthamore. Projektligji duhet të miratohet nga Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare, por nëse kalon, inspektorët e OKB-së do të ndalohen të vizitojnë çdo objekt bërthamor në Iran, shkruan A2 CNN.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se operacioni “Midnight Hammer” shkatërroi plotësisht kapacitetet bërthamore të Iranit. Por, pavarësisht retorikës së tij, ekspertët paralajmërojnë se Teherani mund të ruajë sasi të konsiderueshme uraniumi të pasuruar në nivel të lartë dhe ndoshta objekte të tjera të fshehura që nuk u prekën nga sulmet./kb

 

Të fundit

“Duhet ta hedhin jashtë si qen”/ Trump kërkon shkarkimin e gazetares së CNN

Presidenti i SHBA-së e quan ‘lajm të rremë’ raportin e kanalit CNN mbi ndikimin e kufizuar të sulmit të...

Zgjedhjet/ Avokatja e Popullit: Kemi parë vetëpërmbajtjeje nga politika

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca në tryezën e diskutimit për procesin zgjedhor, tha se gjatë kësaj fushate elektorale, gjuha e përdorur nga politika ka...

Aksidenti me 3 fëmijët e plagosur në Tiranë, arrestohet shoferi, kaloi me portokalli

Policia Rrugore e Tiranës arreston shoferin e automjetit që aksidentoi 3 të miturit që lëviznin me monopatinë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Në pranga u...

Droga, iluzioni që po e mban botën jashtë realitetit

26 Qershori Dita Ndërkombëtare kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Paligjshëm Nga Leonard Veizi Në labirintin e shpirtit njerëzor, aty ku dhimbja tenton si hijet e gjata...

Nis zbatimin “Paketa e Maleve”, kriteret për blerjen e tokës shtetërore me 1 euro!

Qeveria synon të zhvillojë zonat rurale malore nëpërmjet një nisme të pagëzuar si “Paketa e Maleve”, tashmë ligj i hyrë në fuqi pas botimit...

Lajme të tjera

Web TV