Kontrabandë me karburant, arrestohet punonjësi i policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë inspektorin e policisë Fatbardh Kuçana, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Tropojë. Kuçana dyshohet për kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik.

Sipas njoftimit të Policisë arrestimi i Kuçanës u bë pasi një ditë më parë rreth orës 18:00 në automjetin tip Volkswagen së bashku me rimorkio, kishte ngarkuar një depozitë të mbushur me karburant të llojit naftë. Ai ka kaluar territorin doganor duke mos ju bindur shërbimeve të Pikës së Kontrollit Kufitar dhe Shërbimeve Doganore Qafë Morinë për verifikimin e ngarkesës dhe ndjekjen e procedurave.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe peshimit nga autoritetet përkatëse, ka rezultuar pesha prej 840 kg.

Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës. m.p.

Të fundit

“Na ke sjellë një shishe ujë tepër”/ Ish-shefi i qarkullimit të Vlorës dhunon kamerierin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës, Vlorë, ku një kamarier...

“Berishën e pret burgu i përjetshëm”/ Avokati: “21 janari” është kopsitur dhe faktuar

Avokati Idajet Beqiri, tha se shtetit i së drejtës në Shqipëri nuk po funksionon siç duhet pasi sipas tij po bën goditje selektive. Ai...

Arrestohet autori i zjarrit në Shetel të Shijakut

Policia ka njoftuar ditën e sotme se është bërë i mundur arrestimi i autorit të dyshuar të zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të pyllëzuar...

Fundi i një shpirttrazimi: Vincent van Gogh qëllon veten, vdes dy ditë më pas

27 korrik 1890 Leonard Veizi Në muzgjet e fundkorrikut 1890, fusha të arta me grurë përkundeshin nën erën e Auvers-sur-Oise, si të shkundura nga një...

Jashtë kontrollit zjarri në Borsh, turistët dhe banorët në panik!

Borshi po përballet me një situatë shumë problematike për shkak të zjarrit që ka dalë jashtë kontrollit. Ndërhyrjet po bëhen si nga toka, ashtu edhe...

Lajme të tjera

Web TV