Nipi i Donald Trump: Xhaxhai ka simptoma të sëmundjes së Alzheimerit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fred Trump III, nipi i Presidentit amerikan Donald Trump ka ngritur shqetësime të reja në lidhje me shëndetin mendor të manjatit, duke i lidhur ato me një histori të gjatë familjare të sëmundjes së Alzheimerit.

Në një intervistë radiofonike, nipi i presidentit përshkroi shenjat e sjelljes që ai ka vërejtur në fjalimet dhe paraqitjet publike të xhaxhait të tij, të cilat i kujtojnë rënien njohëse të gjyshit të tij Fred Trump Sr., i cili vdiq pas një beteje tetëvjeçare me sëmundjen e Alzheimerit.

Fjalët e tij nuk janë një akuzë, por një thirrje për transparencë: “Ne kemi nevojë për më shumë qartësi, veçanërisht për ata që udhëheqin një vend të rëndësishëm si i yni.”

“Unë nuk jam mjek, por i njoh ato shenja”, tha Fred Trump III. Nipi i Trump kujtoi se si xhaxhai i tij lufton për të ruajtur koherencën në diskursin publik, duke sugjeruar që familja duhet ta trajtojë çështjen hapur, nga respekti për rolin e tyre institucional.

Fred Trump III përshkroi gjithashtu dinamikat më intime të klanit në librin e tij “Të gjithë në familje: Trump-ët dhe si arritëm kështu”, botuar në korrik 2024 dhe menjëherë u bë një bestseller.

Përveç reflektimeve mbi shëndetin mendor, autori trajton çështje të tilla si aftësia e kufizuar e djalit të tij Ëilliam dhe përjashtimi i supozuar nga familja pas vdekjes së babait të tij. Libri ka tërhequr reagime të përziera, por ka ndihmuar në nxitjen e debatit mbi transparencën dhe llogaridhënien e figurës presidenciale.

Fred Trump III e fton hapur Donald Trumpin të bëjë një test njohës. Një përmbysje rolesh, duke pasur parasysh se në vitin 2020 ishte vetë presidenti që u mburr me rezultatet e marra në Vlerësimin Kognitiv të Montrealit, duke i kërkuar rivalit të tij të atëhershëm Joe Biden të bënte të njëjtën gjë.

Lexo edhe :  Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

“Nuk është një çështje politike, është një çështje e shëndetit publik”, shpjegon nipi i tij, duke kërkuar që të merret në konsideratë edhe gjenetika familjare.

Në moshën 77 vjeç, Trump është tani presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-së. Në një kontekst politik që shqetësohet gjithnjë e më shumë për moshën dhe aftësitë njohëse të udhëheqësve, çështja e ngritur nga nipi i tij rrezikon të marrë një peshë gjithnjë e më të madhe.

Rasti është pjesë e një skenari edhe më delikat, duke pasur parasysh se ish-Presidenti Joe Biden, pas muajsh presioni dhe spekulimesh rreth shëndetit të tij mendor, njoftoi tërheqjen e tij nga gara për rizgjedhje në korrik 2024, duke i lënë Partisë Demokratike të zgjedhë një kandidate të re, Kamala Harris. m.p.

Të fundit

Shqipëria dhe Serbia, më të rrezikuarat nga ndryshimet klimatike

Një raport i Bankës Botërore rendit Shqipërinë dhe Serbinë si dy vendet që preken më shumë nga ndryshimet klimatike....

Rikonfirmimi i ‘non gratës’ së Berishës dhe pse të gjithë në PD bëjnë sikur s’e shohin

Nga Namir Lapardhaja  E gjithë retorika e ngritur e Berishës dhe e mbështetësve të tij në lidhje me ‘non gratën’ ka qenë dhe vijon të...

Lin Festival, mes trashëgimisë dhe muzikës, një festival me klasikët dhe modernët

Ripërjetimi i trashëgimisë kulturore dhe përçimi i saj tek brezat e rinj, ky është fokusi i Lin Festival i cili mbahet për të tretin...

“Ai nuk është i mirëpritur këtu”/ Reagimi i banorëve të Alaskës para takimit Putin-Trump

Në një shtëpi të gjelbër me korniza druri, në një lagje të qetë të Alaskës, korrespondentja e Sky News, Martha Kelner, takoi Meg Leonard,...

Me një gotë mbi kokë duke kërcyer, ja si po i shijon Dua Lipa pushimet në Ibiza (VIDEO)

Dua Lipa duket se po i shojon në maksimum pushimet e saj në Ibiza. E veshur me shumë stil dhe rrethuar nga miq, këngëtarja shqiptare me...

Lajme të tjera

Web TV