Pas 12 ditë bombardimesh “hapet qielli” mbi Irak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas 12 ditësh ndërprerjeje totale të trafikut ajror civil mbi hapësirën ajrore të Irakut dhe Iranit, avionët kanë nisur sërish të fluturojnë mbi Bagdad dhe drejt lindjes së Iranit, sinjalizim ky për një ulje të rrezikut pas bombardimeve masive të SHBA-së dhe Izraelit ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Në një pamje të fundit nga monitorimi i trafikut ajror në kohë reale, dallohet qartë një avion i Turkish Airlines (THY6895) duke fluturuar mbi Irak, në drejtim të lindjes, ndërkohë që më parë kjo zonë kishte qenë tërësisht bosh nga avionët komercialë, për shkak të rrezikut të bombardimeve.

Po ashtu, vërehet një rritje e lehtë e trafikut edhe në kufirin perëndimor të Iranit, një tregues që linjat ajrore po fillojnë të riaktivizojnë itinerarët përmes hapësirës ajrore iraniane, e cila ka qenë e shmangur pas sulmeve ajrore të koduara si “Midnight Hammer”./e.t

Të fundit

Blegtorët e Roskovecit në prag falimentimi: Qumështi shitet trefish më shtrenjtë

Blegtorët në fshatin Suk 1 të Roskovecit po përballen me vështirësi ekonomike për shkak të çmimit gjithnjë e më...

Nuk ndalet masakra në Gaza, 51 civilë të vrarë nga Izraeli

Të paktën 51 persona kanë vdekur që nga orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Rripin e Gazës, si pasojë e sulmeve...

“Kosova dhe Shqipëria do bashkohen, Europa s’mund të lejojë dy shtete shqiptare”

NGA BEN BLUSHI Disa ditë më parë shkova të vizitoj Rexhep Qosen. Kalova disa rrethrrotullime derisa arrita te lagja Kodra e Diellit në Prishtinë....

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Javët e fundit…

Në konferencën e tij të gjtë pas përfundimit të samitit të Nato-s, presidenti amerikane përmendi befas konfliktin Kosovë-Serbi, e madje një përpjekje të kësaj...

Pronari italian qëllon me armë 3 ‘skifterët’ shqiptarë, njëri vdes pranë vilës

Trupi i një të riu shqiptar, i cili rezultonte i zhdukur që nga mbrëmja e së dielës, është gjetur pa jetë pranë një fushe...

Lajme të tjera

Web TV