“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq më tepër me një diferencë të theksuar prej 300 mijë votash mes PS-së dhe PD-së. Ajo që vihet re deri tani është se gabimet janë njerëzore dhe përtej kësaj kjo kërkesë të jep shëmbëlltyrën e një alibie të krijuar nga PD për humbjen e thellë në zgjedhjet e 11 majit.

Duket po aq e ngjashme me atë që tha ditën e sotme në Report Tv, deputeti Enkelejd Alibeaj që ishte dhe kandidat i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, ku theksoi se rinumërimi ishte thjesht një arsye që Berisha të justifikojë humbjen duke përsëritur shprehjen ‘shtyje ta shtyjmë’.

Madje duhet theksuar se shanset që Partia Demokratike të marrë mandatin e 14-të në Tiranë, me këtë trend të rinumërimit, janë zero.

I ftuar në Report Tv, Enkelejd Alibeaj komentoi zhvillimet e këtij procesi. Ai tha se në këtë proces rezultoi se nuk prodhoi asgjë gjithë ajo kërkesë e madhe që të rinumërohen kutitë se gjoja ishte bërë batërdia në zgjedhje.

“Mund të dalin disa përfundime nga ky proces, sigurisht nuk i ka ato përfundimet me të cilat u nis, kërkesa e madhe se ishte bërë batërdia në numërim. Nuk rezultoi. Madje siç e thoni ju, ata që e kërkuan me të madhe, nëse do isha cinik, do përdorja fjalën, janë ata që janë grabitësit më të mëdhenj të shqiptarëve. Këto janë shifra siç e thatë dhe ju, të gabimit njerëzor. – tha Alibeaj

Nga ana tjetër, Alibeaj tha se nuk do duhet t’i besohet më partive të mëdha dhe se procesi duhet digjitalizuar.

“Rinumërimi i votave ka ende pabesi dhe skepticizëm. Ajo që po ndodh atje, përveç se është shpenzim, që shkon në 210 mijë euro ky proces, por edhe po shton delegjitimimin e procesit. Vota e shqiptarëve duhet të ketë të gjitha kushtet. Nëse ka një konkluzion të rëndësishëm, është që vota të mos u besohet më përfaqësuesve politikë të dy partive të vjetra, të PD-së dhe PS-së.” – tha Alibeaj

Ai kujtoi në një moment të bisedës edhe akuzat e PD-së ndaj komisionerëve të saj, ku sipas tij kanë hedhur poshtë mundin e tyre njerëzor.

“Madje ju mund ta keni vënë re që këta dyshojnë dhe te komisionerët e tyre.” – vijoi Alibeaj. Ai tha se Berisha gjeti një nga format më banale për të shtyrë justifikimin e kësaj humbjeje kaq të thellë.

Lexo edhe :  Zjarret vijojnë në Shqipëri, dy vatra mbeten ende aktive

“Në fakt ata që e kërkuan, që në fakt e kërkoi Sali Berisha. Këto historitë që i kërkuan jo po kandidatët do duhet hedhur pak dritë. Në momentin kur ata e kërkuan se kishin dyshime, nuk u pranua nga ana e partisë. Në një ditë të bukur ishin përfaqësuesit e opozitës që kërkuan të rinumërohej Tirana. Përfaqësuesit aty i marrin urdhrat prej kryetarit të partisë, në rastin konkret prej Sali Berishës. Ai thjesht e ka bërë që të mbajë të ndezur kureshtjen e rezultatit. Mesa duket brenda ka një lloj pakënaqësie. Por nga ana tjetër ai ndodhet dhe përballë një dileme të madhe, atë të zbatimit apo jo të statutit të vetë që e ka shkruar me dorën e vet. Ka gjetur zgjidhjen kaq banale, ta shtyjmë e ta shtyjmë.” – tha Alibeaj

Më tej ai bëri një analizë juridike duke hedhur poshtë pretendimet për pavlefshmëri, ku tha se ato që PD ka nxjerrë si manipulime nuk kanë një peshë për të ndikuar në përmbysjen e rezultatit. “Kushdo që e ngre pretendimin për pavlefshmëri, sipas ligjit do duhet të provojë edhe masën e influencimit, sesa ka ndikuar kjo mënyrë që ata pretendojnë. Diferenca është në 300 mijë dhe do duhet ta provosh.” – vijoi Alibeaj

Ai tha se e ka thënë prej kohësh që opozita i shiti zgjedhjet.

“Unë e kam thënë që këto zgjedhje u shitën kohë më parë nga opozita. Nga opozita që në 26 korrik të 2024-s ia dhuroi Edi Ramës këtë Kod Zgjedhor. Ia dhuruan 12 mandate në tavolinë.” – tha Alibeaj. Në fund, Alibeaj tha se në këto zgjedhje shqiptarët dhanë mesazhin që PD dhe Berisha nuk janë më një pikë reference.

“Ajo që është tjetra dhe që nxorri në pah një të vërtetë të dhimbshme, është që opozita është inekzistente, si frymë, për ato që thashë. Fakti që komprometojnë veten në këto 4 vite, flas për PD-në, jo për partitë e reja. Sali Berisha nuk duhet të merret më si pikë reference.” – përfundoi Alibeaj. m.p.

Të fundit

Dekada e kredive: ndërtojmë, blejmë, udhëtojmë me lekët që nuk i kemi

Shqiptarët po trokasin më shpesh në dyert e bankave këtë vit për kredi. Muajin e shkuar ata morën 34.4...

Flamur Noka sfidon Altin Dumanin: “Ne nuk hetojmë, provat duhet t’i gjeni ju”

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, u thirr në SPAK në lidhje me paditë për krime zgjedhore të paraqitura nga opozita, një ditë...

Korrupsioni, pse politika spanjolle vazhdon të dështojë në pastrimin e vetes

Nga María Ramírez Më 31 maj 2018, Pedro Sánchez, në atë kohë lider i opozitës socialiste, mbajti një fjalim të fuqishëm gjatë prezantimit të mocionit...

“Rruga Tiranë-Korçë shkurtohet me 30 minuta”, Rama publikon pamjet

Edi Rama ndau në rrjetet sociale, pamje nga punimet e kantierit të aksit të plotë Qukës – Qafë Plloçë. Rama shprehet se ky aks...

1905 – Rebelimi në anijen luftarake “Potemkin”: një pararendës i Revolucionit Rus

Më 1905, gjatë Luftës Ruso-Japoneze, shpërtheu një nga episodet më të famshme të mosbindjes ushtarake në historinë moderne: rebelimi i marinarëve në anijen luftarake...

Lajme të tjera

Web TV